Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski fton në qeveri edhe Ahmetin edhe Thaçin

Gruevski fton në qeveri edhe Ahmetin edhe Thaçin

29 Prill – Burime partiake thonë se kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski do të marrë në qeveri edhe Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) edhe Parinë Demokratike Shqiptare (PDSH)

Burime partiake thonë se kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski do të marrë në qeveri edhe Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) edhe Parinë Demokratike Shqiptare (PDSH). Të njëjtat burime thonë se Gruevski nuk është i gatshëm ta përjashtojë PDSH nga Qeveria për shkak të përkrahjes që i ka dhënë në zgjedhjet presidenciale. Sipas të njëjtave burime, Gruevski nuk e ka pas ndërmend ta përfshijë BDI në Qeverinë për shkak të informative se partia e Ahmetit në prapaskenë ka koketuar me opozitën maqedonase për të shkaktuar krizë politike pas zgjedhjeve. Mirëpo rezultati i lartë që arriti BDI në zgjedhjet e 27 prillit imponon që ai ti bëj ofertë edhe BDI-së.

Sipas të gjitha gjasave dera do të jetë e hapur edhe për RDK-në e Rufi Osmanit, mirëpo është pikëpyetje e madhe nëse kjo parti do ta pranojë këtë ofertë.

Analistët thonë se partitë shqiptare duhet të mendojnë mirë para se të nisin bashkëpunimin me VMRO-DPMNE-në.

Analisti Kim Mehmeti thotë se partitë shqiptare nëse hyjnë në Qeveri, interesin e shqiptarëve duhet ta bëjnë interes shtetëror dhe jo partiak.

“Partitë shqiptare duhet të tregojnë platformat e tyre, pastaj të publikojnë se cila pjesë e platformës politike është pjesë e qeverisë. Shkurt e shqip. Nëse hyjnë të dyja partitë duhet një herë e përgjithmonë interesin shqiptar ta bëjnë interes shtetëror dhe jo partiak”, thotë Mehmeti.

Ndërsa analisti Xhinis Sulimani në një opinion botuar në “Lajm” shkruan se synimi kyç i sportive shqiptare pas këtyre zgjhedhjeve duhet të kërkesa për krijimin e një demokracie konsensuale.

“Synimi i partive shqiptare duhet të jetë ndryshimi i kushtetutës dhe kërkesa për krijimin e një demokracie të mirëfilltë konsensuale. Demokracia konsensuale është shpëtim i vetëm i këtij shteti, sepse demokracia konsensuale është funksionale në shoqëri heterogjene, kështu si jemi ne në këtë shtet, ky lloj i demokracisë imponon nevojën për ndërtimin e koalicioneve me alternativa të ndryshme politike në një program qeveritar. Kështu krijohet hapësirë që shqiptarët të kenë një platformë unike kundër palës tjetër, duke krijuar mundësi të mirë që programi politik(i unifikuar) shqiptarë të implementohet më lehtë. Ky duhet të jetë synimi kyç i shqiptarëve pas këtyre zgjedhjeve.

Dhe e dyta, parashtrohet pyetja çka duhet të përmbajë një agjendë e unifikuar politike shqiptare? Parësore është zgjidhja e statusit të Dëshmorëve të kombit, familjeve të tyre, martirëve, invalidëve si dhe risocializimi i ish-ushtarëve të UÇK-së, duke u bazuar në obligimet që dalin nga marrëveshja e Ohrit, me ligj të veçantë, ose në bazë të ligjeve ekzistuese, pra as më pak dhe as më shumë, se sa që përfiton pala maqedonase e përfshirë në luftën e 2001. Falë dëshmorëve dhe ish ushtarëve po fitohen mandatet është koha t’i shpërblejmë familjet e tyre. Projekte për çdo cep ku jeton edhe një shqiptarë i vetëm, duke filluar nga infrastruktura, shëndetësia dhe arsimi. Kushte maksimale që mos të ikë rinia jonë nga vendi”, shkruan Sulimani.

BDI: Nuk hymë në qeveri me PDSH-në

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *