Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski nga Tetova: Hyrje e 30 kompanive dhe 10.000 punësime të reja

Gruevski nga Tetova: Hyrje e 30 kompanive dhe 10.000 punësime të reja

7 prill-Gruevski paralajmëroi edhe hyrjen e 30 kompanive të reja të cilat duhet të sigurojnë 10.000 vende tër eja të punës. “Kjo Qeeveri tashmë përfitoi përvojë që do ta materializojë në projekte të reja nlë të gjitha sferat në katër vitet në vijim siç është furnizimi i 300.000 tablet kompjuterëve për ndërrim me ato ekzistuesit në shkolla”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

Zgjidhje për një numër të madh problemesh, ndërtimi i rrugëve, hekurudha dhe ndërhyrje të tjera, gjithsej 2.046 projekte të cilat populli i Maqedonisë me të vërtetë do t’i ndjejë në katër vitet në vijim me qëllim të përparimit, jetës më të mirë, ekonomisë më të fuqishme dhe hapjes së vendeve të reja të punës ofron programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së, tha dje gjatë tubimit në Tetovë kryetari i partisë, Nikolla Gruevski.Ai në Tetovë paralajmëroi shndërrim të qendrës dimërore për skijim Kodra e Diellit në një ndër rajonet më të mira përmes studimit tashmë të përpunuar dhe master planit i cili parasheh investime të shtetit edhe nga koncesionerët
potencial.Gruevski paralajmëroi edhe hyrjen e 30 kompanive të reja të cilat duhet të sigurojnë 10.000 vende tër eja të punës. “Kjo Qeeveri tashmë përfitoi përvojë që do ta materializojë në projekte të reja nlë të gjitha sferat në katër vitet në vijim siç është furnizimi i 300.000 tablet kompjuterëve për ndërrim me ato ekzistuesit në shkolla”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

Programi me të cilin e fitova besimin e juaj është përmbushur tërësisht. Tani vij me program të ri, për besim të ri, tha mbrëmë kandidati presidencial nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, Gjorge Ivanov, në tubimin në Tetovë. “Në Tetovë biznesmenë dhe qytetarët bashkëpunojnë dhe punojë së bashku, ndërsa komuna është hapësirë aktive në të cilën tregtohet dhe ndërtohet. Kur ekonomia rritet, gjithçka rritet në shtet, krijohen kushte secili të jetojë mirë dhe ta kultivoj kulturën dhe traditën e tij”, tha Ivanov.E ndërtojmë Evropën në Maqedoni dhe e integrojmë Maqedoninë në Bashkimin Evropian, shtoi mes tjerash Ivanov dhe vendosim standarde evropiane, kritere evropiane në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *