Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Të paktën 30 fabrika të reja dhe 64.000 vende pune në katër vitet e ardhshme

Gruevski: Të paktën 30 fabrika të reja dhe 64.000 vende pune në katër vitet e ardhshme

6 prill-“Vota juaj do të vendos për të vazhduar projektet, veprat, reformat, për të cilat jemi të bindur se do t`i ndihmojnë shumë qytetarëve. Të jeni pas nesh për t`u ballafaquar nga shantazhet e BDI-së, si dhe sfidat e tjera të rëndësishme për shtetin dhe identitetin tonë. Vota juaj është e rëndësishme për ne, e rëndësishme për fitoren tonë bindëse, për pritjet tona prej 62 deputetëve, për të mos lejuar dikush tjetër të na shantazhojë.

Pesë vite e ndjej besimin të cilin ma dhanë qytetarët e Maqedonisë. Në të gjitha takimet me shtetasit nëpër botë isha i udhëhequr nga interesat e bashkqytetarëve të mi. Sot kam fytyrë të pastërt të paraqitem me program të ri, për besim të ri, për mandat të ri dhe suksese të reja. Punuam në ekip me Qeverinë dhe arritëm shumë. Nuk ka fjalë të zbrazëta dhe premtime joreale, tha kandidati për president i Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja Gjorge Ivanov në tubimin në Shkup.
Theksoi se rezultat është politika e tillë, që Maqedonia është e njohur në botë për investitorët, anëtare e respektuar e bashkësisë ndërkombëtare dhe me përkrahje të sapofituar në mbarë botën.
Republika e Maqedonisë, theksoi ai, është fitorja më e madhe sepse është e fuqishme dhe përparon, ndërsa ai si president i saj e dëgjon dhe do ta dëgjojë zërin e popullit.

Kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë në tubimin e mbajtur në Shkup sërish ka kërkuar votën masive të maqedonasve, për të shmangur kërkesat dhe shantazhet e shqiptarëve, me këtë rast duke përmendur partinë BDI.
Ai tha se vota e qytetarëve është e rëndësishme për ta dhe për Maqedoninë.
“Vota juaj do të vendos për të vazhduar projektet, veprat, reformat, për të cilat jemi të bindur se do t`i ndihmojnë shumë qytetarëve. Të jeni pas nesh për t`u ballafaquar nga shantazhet e BDI-së, si dhe sfidat e tjera të rëndësishme për shtetin dhe identitetin tonë. Vota juaj është e rëndësishme për ne, e rëndësishme për fitoren tonë bindëse, për pritjet tona prej 62 deputetëve, për të mos lejuar dikush tjetër të na shantazhojë.
Projekti i BDI-së për dygjuhësi në tërë territorin e Maqedonisë nuk reflekton me realitetin në Maqedoni, nuk është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, prandaj kërkojmë 62 vende në Parlament. Kandidati konsensual dhe ndryshimi i kushtetutës nuk është realitet”, deklaroi Gruevski.
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE tha se nuk do të harrohet Kërçova, por edhe Tetova, Gostivari, Struga, Dollneni, Dibra, etj.
Ai premtoi 2046 projekte të ndryshme, 30 fabrika të reja, 64 mijë vende pune, kredi shumëmilionëshe për bizneset, projekte arsimore, uljen e TVSH-së, shlyerjen e borxheve për kategoritë e rënda sociale, rritjen e rrogave, pensioneve prej 5 për qind për çdo vit, subvencione në fusha të ndryshme, etj

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *