Home / Lajme / Maqedoni / Hajnat terrorizojnë familjen nga Gostivari

Hajnat terrorizojnë familjen nga Gostivari

1o prill-Nusja e shtëpisë i ka dhënë 90 eurot që i dispononte, ndërsa ajo kishte pohuar se nuk posedonin para të tjera. Por, rrëmbyesit më pas kanë nisur bastisjen e shtëpisë, me ç`rast në një nga dhomat e bodrumit ata kanë gjetur dy çanta, tek të cilat ishin stolitë e shtëpisë.

Stoli ari me vlerë prej 30 mijë euro dhe terrorizim të një familje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Banjeshnicë të Gostivarit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në këtë fshat në shtëpinë e 69 vjeçarit me inicialet XH.R, derisa ishte në shtëpi me bashkëshorten e tij dhe njërën nga nuset e reja të djalit të tij.

Rrëmbyesit pasi që kanë ndërhyrë në shtëpi me maska në kokë rreth orës 21.00, kanë arritur që të lidhin pjesëtarët e kësaj familje dhe më pa t`i kërcënojnë duke kërkuar që t`i japin paratë që posedojnë dhe gjërat e tjera me vlerë. Nusja e shtëpisë i ka dhënë 90 eurot që i dispononte, ndërsa ajo kishte pohuar se nuk posedonin para të tjera. Por, rrëmbyesit më pas kanë nisur bastisjen e shtëpisë, me ç`rast në një nga dhomat e bodrumit ata kanë gjetur dy çanta, tek të cilat ishin stolitë e shtëpisë.

Siç bëhet e ditur në komunikatën policore, vlera e stolive të grabitura shkon në 30 mijë euro. 69 vjeçari më pas ka arritur që të lirohet dhe të kërkojë ndihmë në një nga dyqanet afër shtëpisë. Tre viktimat e shtëpisë janë dërguar në spitalin e Gostivarit dhe se organet e rendit menjëherë kanë nisur hetimet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *