Home / Lajme / Maqedoni / Halimi: Me votën tuaj tregoni potencialin tonë kombëtar

Halimi: Me votën tuaj tregoni potencialin tonë kombëtar

4 pril–“Në rast se do të jetë sfidues në këto zgjedhje, unë do të mbrojë interesat e shqiptarëve, por edhe të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike dhe fetare”, theksoi kandidati për president i PDSH-së, Iljaz Halimi. Karvani i PDSH-së sot ka qëndruar edhe në zonën e komunës së Bogovinës.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) mbajti tubimin e radhës në Çellopek dhe vendbanimet e komunës së Bërvenicës, ku u prezantua platforma e kandidatit për president, Iljaz Halimi.

Në këtë tubim lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi shpalosi qasjen dhe ofertën e PDSH-së në këto zgjedhje, duke kërkuar votën për fuqizimin dhe faktorizimin e shqiptarëve në Maqedoni. Thaçi në këtë tubim bëri një krahasim midis partisë së tij dhe oponentit politik BDI.

Kandidati për president Iljaz Halimi kërkoi mbështetjen dhe votën e banorëve të këtyre zonave, sepse sipas tij, kjo do të jetë një zë i vërtetë i popullit. Sipas tij, shqiptarët për herë të parë në këto zgjedhje kanë vetëm një kandidat dhe me votën tonë duhet treguar potenciali ynë.

“Ne për herë të parë kemi vetëm një kandidat shqiptarë në këto zgjedhje presidenciale. Me votat tuaja duhet të tregoni dhe dëshmoni potencialin tonë kombëtar për t`u bërë faktor i rëndësishëm. Kudo që kam shkuar këtyre ditëve, qytetarët po rrëfejnë për gjendjen e vështirë në të cilën gjenden dhe problemet me të cilat ballafaqohen. Kjo situatë vetvetiu asnjëherë nuk do të ndrysjojë, por vetëm me votën e dhënë PDSH-së, duke qenë ne përfaqësuesit e vërtetë”, theksoi Iljaz Halimi.

Ai tha se ai do të jetë zëri i vërtetë i shqiptarëve dhe partia që përfaqëson me dinjitet interesat e shqiptarëve.

“Në rast se do të jetë sfidues në këto zgjedhje, unë do të mbrojë interesat e shqiptarëve, por edhe të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike dhe fetare”, theksoi kandidati për president i PDSH-së, Iljaz Halimi. Karvani i PDSH-së sot ka qëndruar edhe në zonën e komunës së Bogovinës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *