Home / Lajme / Maqedoni / Halimi: Shqiptarët duhet të faktorizohen me votën e tyre

Halimi: Shqiptarët duhet të faktorizohen me votën e tyre

3 prill-Duke iu drejtuar të pranishmëve në fshatin Ladorisht, ku ia bashkëngjit karvanit të kandidatit presidencial, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi theksoi:

Kandidati për president të Maqedonisë nga radhët e PDSH-së, Iljaz Halimi, i shoqëruar nga bartësi i listës për deputet nga radhët e PDSH-së në Njësinë zgjedhore numër 5, Zija Jonuzi dhe shefi I shtabit zgjedhor në Strugë, Nafi Doko, gjatë pasdites së sotme vizitoi fshatrat Kalishtë, Shum dhe Ladorisht, ku zhvilloi takime dhe bashkëbisedime me banorët e këtyre vendbanimeve të komunës së Strugës.

Para banorëve të këtyre fshatrave, Iljaz Halimi paraqiti pikëpamjet e tija, platformën dhe programin për këto zgjedhje presidenciale, duke kërkuar njëkohësisht që shqiptarët dhe komunitetet tjera të dalin në votime dhe ta japin votën për kandidatin shqiptar, për të faktorizuar vetveten. Në këtë kontekst, Iljaz Halimi ndër të tjera tha: “Shqiptarët në Maqedoni duhet të faktorizohen me votën e tyre. Në zgjedhjet e vitit 2009, shqiptarët tubuan për tre kandidatët (Mirushe Hoxha, Imer Imeri dhe Agron Buxhaku) 280 mijë vota dhe këto vota po të ishin për një kandidat të vetëm shqiptar do të ishte në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që në masë të madhe do të faktorizonte vetë shqiptarët. Shqiptarët në Maqedoni nuk mjafton të figurojnë vetëm si shtetformues, por duhet të jenë edhe shtetdrejtues, për të parandaluar diskriminimin e mëtejmë të shqiptarëve”.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në fshatin Ladorisht, ku ia bashkëngjit karvanit të kandidatit presidencial, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi theksoi:

“Unë jam lideri i opozitës shqiptare dhe nuk kam asnjë instrument pushteti të cilat i kanë kryeministri, ministrat, kryetarët e komunave .Unë e kam një pushtet që është shumë i fortë kam pushtetin moral.Cka është pushteti moral i opozitës :ajo nuk shitet dhe nuk blihet,nuk kërcënohet dhe nuk frikësohet. Cilat janë arsyet që Menduh Thaci vendosi Zija Jonuzin të jetë bartës i listës dhe Nafi Doko i dyti, Shumë biznismen do të deshin të kandidojnë në Njësinë numër 5 dhe do të deshin të më japin nja 500 mijë euro për të qënë në vend të Zija Jonuzit dhe një 300 mijë euro për të qenë në vend të Nafi Dokos dhe unë do të kisha nja një milion euro. Zijai nuk ka pesëqindë mijë euro për të më dhënë, po as edhe pesë euro që ta kandidoja. Zijai është pushteti moral i opozitës dhe nuk lejon që opozita të bëhet objekt i shitjeve dhe blerjeve. Pushteti moral i opozitës është fjala e gojës dhe bindja,gjuha e pushtetit e kryeministrave ministrave dhe kryetarëve të komunave është dhuna, shantazhi, kërcënimi për largim nga vendi i punës. Çfarë ndodh me PDSH-në në Strugë, fletë PDSH apo flet gjuha e forcës, flet pushteti që i kërcënon njerëzit”.

Në vazhdim të fjalës së tij, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha: “Kryetari i komunës drejtori i parë dhe drejtori i dytë dhe kryeshefi i arsimit nuk bisedohet për një ide tjetër .Do të kisha pranu vetëm tre argumente t’i japin kundër Ziait :Është i pamoralshëm? Jo! Është antikombëtar asesi, shitet dhe i korruptuar jo. Kjo është ajo që ndodhi me listën e Njësisë zgjedhore, numër 5 dhe caktimin e Zija Jonuzit si bartës të listës. Ashtu ka ndodhur edhe më përpara. Njëzet vjet jemi në skenë dhe nuk kemi lejuar që askush të na kushtëzoj.Kush janë kundërkandidatët e Zija Jonuzi, Ramiz Merko milioner që e kanë patjetër ta kandidojnë. Ne duhet fillimisht t’i mbështetemi kësaj rruge dhe detyrimisht të shkojmë drejt kësaj rruge. Nuk është e drejtë kjo sjellje, të gjithë ata që janë kërcënuar me vendin e punës prej kryetari të Komunës prej njërit drejtor dhe drejtorit tjetër të vinë këtu se do t’i mbroj opozita dhe pushteti moral i opozitës .Pse ka njerëz te të cilët nuk funksionon kërcënimi? . Unë kam ardhur të jap këto sqarime sepse asnjë premtim i BDI-së nuk është i plotësuar”.

Në fund të fjalës së tij Menduh Thaçi apeloi për ta mbështetur kandidatin Iljaz Halimi më datë 13 prill. (M.Latifi/INA)

Gjithashtu lexo

Lojtarët e Fenerbahçes vizitojnë Spitalin “Istanbul Medica”

Në zyrat e spitalit Istnabul Medica në Shkup sot kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *