Home / Lajme / Maqedoni / Halimi: Shqiptarët të mos pranojnë thirrjet për bojkot

Halimi: Shqiptarët të mos pranojnë thirrjet për bojkot

1 prill-“Ne po dëgjojmë nga përfaqësuesit e BE, Këshillit të Evropës, OSBE se nuk përkrahin bojkotin dhe kjo dëmton demokracinë. Kjo që bëhet nuk guxon të ndodhë dhe të frikësohen qytetarët se do të humbasin vendet e tyre të punës apo do të ndodhë edhe blerja e votës”, theksoi kandidati për president i PDSH-së në tubimin në Shemshovë.

Kandidati për presidenti i PDSH-së, Iljaz Halimi ka vazhduar fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale në Shemshovë të komunës së Jegunovcës dhe zona tjera të rajonit të Tetovës.

Halimi theksoi se ditëve në vijim ka mbështetjen e qytetarëve dhe se sipas tij, kjo mbështetje për çdo ditë po rritet. Ai theksoi se pret që qytetarët shqiptarë të mos pranojnë thirrjen për bojkotimin e zgjedhjeve nga BDI, pasi që është e drejtë e qytetarit të vendos mbi votën e tyre demokratike.

“Unë për çdo ditë po marrë mbështetje të gjërë, edhe pse një parti politike doli me qëndrimin për të bojkotuar zgjedhjet presidenciale. Nuk besoj se qytetarët në këtë kohë, në vitin 2014 të shkojnë sipas urdhërave të dikujt që ka bërë matematika politike duke i thënë qytetarëve të rrijnë në shtëpi dhe të mos dalin në ditën e votimeve. Qytetarët mendonë me kokën e tyre dhe jo gjithherë i mbështesin thirrjet dhe urdhrat e tilla që janë në kundërshtim me proceset demokratike dhe në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve që duan të shprehin të drejtën e votës së tyre”, theksoi Halimi. Sipas tij, bojkoti i thirrur është kundër vullnetit të shprehur edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

“Ne po dëgjojmë nga përfaqësuesit e BE, Këshillit të Evropës, OSBE se nuk përkrahin bojkotin dhe kjo dëmton demokracinë. Kjo që bëhet nuk guxon të ndodhë dhe të frikësohen qytetarët se do të humbasin vendet e tyre të punës apo do të ndodhë edhe blerja e votës”, theksoi kandidati për president i PDSH-së në tubimin në Shemshovë.

Ai më tej nënvizoi se qytetarët e të gjitha komuniteteve kanë problemet në vend dhe se ai do të angazhohet në kuadër të kompetencave për zgjidhjen dhe tejkalimin e tyre. Halimi premtoi se do të angazhohet për shpërndarje të barabartë të buxhetit për të gjitha rajonet e vendit si dhe mundësitë për kontakte dhe tërheqjen e investitorëve të huaj. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *