Home / Lajme / Maqedoni / Huliganët maqedonas sulmojnë familjen shqiptare në Radishan të Shkupit

Huliganët maqedonas sulmojnë familjen shqiptare në Radishan të Shkupit

14 Prill – Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, kur pjesëtarët e familjes shqiptare u sulmuan nga aktivistë huliganë të VMRO-DPMNE, të cilët pas festës së fitores së zgjedhjeve presidenciale,

Një familje shqiptare në Radishan të Shkupit mbrëmë u sulmua nga aktivistë të VMRO-DPMNE.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, kur pjesëtarët e familjes shqiptare u sulmuan nga aktivistë huliganë të VMRO-DPMNE, të cilët pas festës së fitores së zgjedhjeve presidenciale, më pas kanë ndërhyrë në shtëpinë shqiptare, duke sulmuar anëtarët e kësaj familje. Në këtë incident janë plagosur katër anëtarë të familjes, dy prej të cilëve kanë përfunduar në spital.

Në këtë incident janë plagosur 74 vjeçarja SH.Z, Xh.Z 20 vjeç, B.Z 23 vjeç dhe F.Z 43 vjeç. Policia theksoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti dhe se autorët për të nxjerrë para drejtësisë. Familja e sulmuar mbrëmë është vizituar nga zyrtarë shqiptarë të institucioneve. (INA)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *