Home / Lajme / Maqedoni / Ibraimi: Musa Xhaferi me shtëpi milionëshe

Ibraimi: Musa Xhaferi me shtëpi milionëshe

24 prill-“Sot jemi para shtëpisë së Musa Xhaferit, i cili mban pozitën e zv/kryeministrit deri më 27 Prill në mbrëmje. Vetëm në diktatura një punonjës shteti mund të ketë shtëpi të këtillë, të cilën rroga që merr Musa assesi nuk e justifikon! Justifikimi i vetëm është korrupsioni, hajnia, vjedhja e fondeve të mërgimtarëve, dhe shitja e interesit kombëtarë.

Kandidati për deputet i PDSH-së dhe anëtari i kryesisë, Orhan Ibraimi sot akuzoi funksionarët e BDI-së për vila luksoze shumëmilionëshe, derisa sipas tij, popullata po jeton në varfëri të skajshme.

“Sot jemi para shtëpisë së Musa Xhaferit, i cili mban pozitën e zv/kryeministrit deri më 27 Prill në mbrëmje. Vetëm në diktatura një punonjës shteti mund të ketë shtëpi të këtillë, të cilën rroga që merr Musa assesi nuk e justifikon! Justifikimi i vetëm është korrupsioni, hajnia, vjedhja e fondeve të mërgimtarëve, dhe shitja e interesit kombëtarë.

Ekstravaganca dhe luksi i shtëpive të zyrtarëve të BDI-së është edhe një provë e korrupsionit në shkallë të gjerë në të cilën janë zhytur”, theksoi Ibraimi.

Sipas tij, pak metra më larg se shtëpia milionëshe e Musa Xhaferit populli i zakonshëm jeton në mjerim dhe mezi siguron ekzistencën.

“Disa blloqe shtëpish të të varfërve ndodhet edhe shtëpia luksoze e Izet Mexhitit dhe ajo e Bujar Osmanit, pak më larg ndodhet Shtëpia super-luksoze e Fatmir Besimit, po ashtu edhe disa nga 5 banesat e Teuta Arifit si dhe dhjetëra shtëpi funksionarësh dhe pagë-mbledhësish të BDI-së të pasuruar në kurriz të shqiptarëve. Një thënie Popullore thotë: Nga fitimet e ndershme merr edhe djalli gjysmat. Nga fitimet e pista djalli merr edhe të zotin“, nënvizoi kandidati për deputet i PDSH-së, Orhan Ibraimi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *