Home / Sport / Ibraimi shënon për një pikë të Kaljarit

Ibraimi shënon për një pikë të Kaljarit

Agim Ibraimi mori përgjëgjësinë për të goditur nga penaltia, duke realizuar pa problem për barazim 1:1.

Futbollisti tetovar Agim Ibraimi ka shënuar golin e tij të dytë në Seria A të Italisë, pasi sot ka realizuar golin e vetëm për Kaljarin në barazimin 1:1 në transfertën me Sasuolën në kuadër të xhiros së 33-të. Futbollisti më i mirë i kombëtares së Maqedonisë ndeshjen e filloi si titullar dhe tregoi lojë të mirë të cilën e kurorëzoi me gol nga pika e bardhë. Sasuolo avansoi me anë të Zaza-s në minutën e 36-të, ndërsa Kaljari fiton penalti në fillim të pjesës së dytë. Agim Ibraimi mori përgjëgjësinë për të goditur, duke realizuar pa problem për barazim 1:1. Deri në fund të ndeshjes nuk pati ndryshim në rezultat, kështu që goli i Ibraimit u tregua vendimtar në fitimin e një pike të Kaljarit nga kjo përballje. Ky ishte goli i dytë i Ibraimit në fanellën e Kaljarit, pasi kohë më parë shënoi në fitoren 3:0 përballë Udinezes.

Faton Zylbehari / Alsat-M

Gjithashtu lexo

OZIL DO TË RIBASHKOHET ME MOURINHON KUR T’I PËRFUNDOJË KONTRATA

Mesuti Ozil kërkon të transferohet te Manchester United në fund të kontratës me Arsenal, sipas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *