Home / Lajme / Maqedoni / Incidenti në Bit Pazar, dënohen tetë të akuzuarit

Incidenti në Bit Pazar, dënohen tetë të akuzuarit

Shkup, 4 prill – Tetë të akuzuarit për trazirat në Bit Pazar për aksionin policor kundër kontrabandimit të pushkaliqeve janë dënuar nga ana e gjykatës.

Shkup, 4 mars – Tetë të akuzuarit për trazirat në Bit Pazar për aksionin policor kundër kontrabandimit të pushkaliqeve janë dënuar nga ana e gjykatës.

Shkupjani i cili ka therur me thikë policin në Bit Pazar në aksionin para Vitit të Ri për pushkaliqe u dënua me një vit burg, ndërsa shtatë të akuzuarit tjerë për pjesëmarrje në turmën që ndaluan personin zyrtar për kryerje të detyrës zyrtare janë dënuar me dënim me kusht deri në 6 muaj burg. Dënimet e këtilla i vendosi gjykata penale pasi që në gjykimin e sotëm kanë pranuar fajin.

“Si mbrojtje jemi relativisht të kënaqur nga dënimet dhe prej asaj që në mënyrë të shpejtë mbaroi procesi gjyqësor. Gjyqi mori vendim mbi bazën e pranimit të fajit, ligji i ri për procedurë penale e mundëson këtë”, deklaroi avokati Asmir Alispaiq.

Pranimi i fajit ka ardhur pasi që mbrëmë të akuzuarit kanë bërë mbikëqyrje të lëndës dhe kanë parë fotografitë dhe provat tjera me të cilat i akuzon prokuroria.

“Përveç të pandehurit të gjithë të akuzuarit tjerë janë dokumentuar me fotografi, janë njohur nga zyrtarët policor të cilët kanë qenë në ngjarje, kështu që arritëm një zgjedhje kompromisi që me pranimin e fajit morën dënimet përkatëse me të cilat mendoj se duhet të jenë të kënaqur edhe të gjithë të akuzuarit”, deklaroi avokati Ljupço Veselinovski.

Vetëm dy prej 10 të dëmtuarve kanë kërkuar dëmshpërblim, njëri polic i lënduar me thikë dhe njëri me pushkaliqe. Janë adresuar para gjyqit qytetarë që të kërkojnë dëmshpërblim. Gjykata ndaloi paraburgimin për pesë të akuzuar të cilët thuajse dy muaj kanë qenë në burg dhe ju është caktuar masa kujdesie, rregullisht të paraqiten në gjyq.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *