Home / Lajme / Maqedoni / Itali: Bukëpjekësi nga Maqedonia qe rrahu gruan deri në vdekje u denua me 16 vjet burg

Itali: Bukëpjekësi nga Maqedonia qe rrahu gruan deri në vdekje u denua me 16 vjet burg

12 Prill – Lazim Shabani (42) me profesion bukëpjekës, me origjinë nga Maqedonia, është dënuar me 16 vjet burg, për shkak të mbytjes së gruas 37 vjece Gjedine Mamedani, të cilën e kishte rrahur deri në vdekje,

Lazim Shabani (42) me profesion bukëpjekës, me origjinë nga Maqedonia, është dënuar me 16 vjet burg, për shkak të mbytjes së gruas 37 vjece Gjedine Mamedani, të cilën e kishte rrahur deri në vdekje, sepse dyshonte se ajo e kishte tradhtuar. Vrasja e këtillë, kishte ndodhur gjatë muajit shkurt, të vitit kaluar, në qyttetzën italiane Rieti.

Shabani me celular e kishte filmuar vrasjen e gruas, derisa e kishte detyruar gruan ta pranonte tradhtinë, dhe se kishte marrë pjesë në prostitucion. Biseda ishte zhvilluar në gjuhën shqipe, me c’rast viktima (gruaja), ishte përgjigjur vetëm me: “po” dhe “jo”. Ai dyshonte se kolegu i tij nga dyqani i bukëpjekësit ku punonin, ishte i dashuri i saj. Këto pohime të tija, u vëvtetuan edhe gjatë procesit gjyqësor.

Gjatë momentit të burgosjes, Shabani bërtiste se gruaja e tij ishte prostitutë.

Shabani gjatë aktit tragjik, së paku 7 herë gruan e tij e kishte goditur në kokë. Që kur e kishte mbytur, gruan e kishte tërhequr në banjo, e kishte veshur me rroge të pastra dhe më pastaj e kishte thirrur policinë./lajm/

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *