Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Do të fitojmë edhe raundin e dytë së bashku me 62 deputet

Ivanov: Do të fitojmë edhe raundin e dytë së bashku me 62 deputet

Gjorge Ivanov shpalli fitoren e tij në raundin e parë të zgjedhjeve presidencale në Maqedoni

Kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov shpalli fitoren e tij në raundin e parë të zgjedhjeve presidencale në Maqedoni. Ai tha se ka fituar 436 mijë vota sipas listës partiake.

Ai tha se sot qytetarët e kanë zgjedhur ofertën më të mirë dhe personin i cili do të vazhdojë të punojë për ardhmërinë e tyre.

“Sot qytetarët zgjodhën konceptin tonë, konceptin e reformave dhe fjalës së mbajtur. Konceptin e punës ekipore për të mirën e Maqedonisë. Konceptin e ndershmërisë, patriotizmit, reformave dhe vendeve të reja të punës” tha Ivanov.

Qytetarët dinë ta bëjnë dallim, ata nuk zgjodhën fyerjet dhe nënçmimet që na u bënë, tha ai.

“Jam i bindur për fitore të dyfishtë edhe në raundin e dytë, më 27 prill, si në ata presidenciale ashtu edhe në ata parlamentare me 62 deputetë” tha mes tjerash Ivanov.

Gruevski: Kjo është rrugë e mbarë për të marrë 62 deputet

Kryeministri i Maqedonisë dhe njëherit Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski deklaroi se është i kënaqur me rezultatet që sipas tij treguan fitore të bindshme me dallim prej rreth 118 mijë vota.

“Ne jemi të kënaqur dhe kjo na jep forcën për realizimin e qëllimit tonë final më 27 prill të fitojmë 62 ulëse në Kuvend. LSDM-në e fituam gjithkund në çdo komunë përveç në Haraçinë, Saraj, Cucer Sandev dhe Karposh”, deklaroi Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *