Home / Lajme / Maqedoni / Ivnov në epërsi ndaj Pendarovskit

Ivnov në epërsi ndaj Pendarovskit

13 prill-Sipas numërimit të 37 përqind të votave nga KSHZ-ja, 96.523 vota ka Ivanov, Stevo Pendarovski 66.095, Iljaz Halimi 15.626, ndërsa Zoran Popvski 6.770. Numërimi vazhdon.

Në ora 19.00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet e sotme presidenciale në Maqedoni .Jozyrtarisht mësohet se fluksi i votuesve deri në mbylljen e qendrave të votimit ka qenë mbi 50 për qind, por këto njoftime vijnë varësisht nga zona elektorale.Të drejtë vote kishin 1.779.572 qytetarë të regjistruar në Listën e votuesve. Ata kanë votuar në 3480 vend votime duke dhënë votën e tyre për njëri nga katër kandidatët që ishin në garë: Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE, StevoPendarovski nga LSDM, Iljaz Halimi nga PDSH dhe Zoran Popovski nga GROM. Këto zgjedhje janë vlerësuar të rregullta dhe demokratike, pa ndonjë incident të rëndë që mund të ketë dëmtuar procesin zgjedhor. Deri para pak çastesh sipas rezultateve të Komisionit Shetërorë zgjedhor kandidati i VMRo-DPMNE-së Gjorgji Ivanov ka një epërsi të madhe ndaj kandidatit të LSDM-së Stevo Pendarovski. Sipas numërimit të 37 përqind të votave nga KSHZ-ja, 96.523 vota ka Ivanov, Stevo Pendarovski 66.095, Iljaz Halimi 15.626, ndërsa Zoran Popvski 6.770. Numërimi vazhdon.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *