Home / Sport / K.F. Shkendija fiton si nikoqire Makedonia GJ.P. 3:1

K.F. Shkendija fiton si nikoqire Makedonia GJ.P. 3:1

Shkëndija ka vazhduar serinë e fitoreve, kësaj radhe duke e mundur 3:1 Makedonija Gjorçe Petrovin në fushë të saj.

Shkëndija ka vazhduar serinë e fitoreve, kësaj radhe duke e mundur 3:1 Makedonija Gjorçe Petrovin në fushë të saj.
Vetëm gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë ka ardhur dhe goli I parë, kur në skenë doli braziliani Zhunior që shënoi për 1:0.

Në pjesën e dytë Shkëndija vazhdoi duke sulmuar golin kundërshtarë, ndërsa në minutën e 65-të përfituan një penalti, të cilën e realizoi kroati Bojan Vruçina.
Në minutën e 84-të, kur pas një slalomi të vërtetë braziliani Zhunior shënoi edhe një gol tjetër në rrjetën e vendasve, duke tejkaluar edhe portierin Stojçevski. Golin e nderit për nikoqirët e shënoi Jasmin Mecinoviq.

Rabotniçki ka treguar se jo rastësisht është lideri i Ligës së Parë, pasi në Tetovë e ka mundur Renovën, me rezultat të tenisit 2:6. Me këtë fitore skuadra nga Shkupi ka paralajmëruar se dëshiron me çdo kusht titullin kampion.

Figurë qendrore në këtë takim ishte Markovski i cili shënoi “hat-trik” (21’, 46’, 56’), ndërsa nga një gol shënuan Ilijoski (7’), Manevski (63’) dhe Petar Petrov (83’). Te Renova dy golat e vetëm ishin vepër e Argjent Gafurit (50’ 67’).

Gostivari nuk arriti ti bëjë ballë Horizont Turnovës, pasi ka pësuar disfatë 1:2. Dy gola i ka shënuar Svojiq për Turnovën, ndërsa Eshtref Dehari shënoi golin e vetëm e që ishte i barazimit për një moment.

Pelisteri e ka mundur EuroMilkun 1:0, ndërkohë Bregallnica në Kërçovë me rezultatin 3:1 mundi Napredokun.
Sikurse njoftuam edhe më parë se derbi i xhiros së 28-të ndërmjet Metalurgut dhe Vardarit është shtyrë për shkak kushteve të papërshtatshme për lojë, ndërsa sipas paralajmërimeve e njëjta do të duhet të zhvillohet nesër në Autokomandë

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *