Home / Lajme / Maqedoni / Kamerat e sigurisë zbulojnë të vertetën e incidentit në Radishan (VIDEO)

Kamerat e sigurisë zbulojnë të vertetën e incidentit në Radishan (VIDEO)

Shkup, 15 prill – “Neve tentuan të na prangosin, por sollëm filmime nga rasti dhe në lëshuan. Ky nuk është rasti i parë, por ishte rasti më i rëndë” thotë Femi Zekiri.Këtë ia kanë treguar edhe ekipeve të televizioneve që kishin shkuar për të filmuar, por në mbrëmje e kanë parë se asnjëri nga televizionet nuk e ka transmetuar versionin e tyre, kurse është publikuar vetëm e pavërteta e MPB-së, se një aksident i ka paraprirë incidentit.

Sipas versionit zyrtar me të cilin doli ministrja e brendëshme Gordana Jankullovska, për incidentin në Radishani incidenti mes 40 të rinjve shqiptarë dhe maqedonas, banorë të Radishanit, ndodhi për shkak të një aksidenti. Por ky version është demantuar nga të rinjtë shqiptarë. “Kjo nuk është mirë, atë që e tha ministrja një ditë më parë nuk është e vërtetë”, – tha njëri nga personat e sulmuar. Bashkëbiseduesi pohon se incidenti ka nisur derisa disa rinjë maqedonas po festonin në një kafene në Radishani fitoren në zgjedhje ditën e diel.”Filluan të bërtasin ‘shiptari, pse nuk dolët në votime’ dhe filluan ta fyejnë pronarin shqiptar të shtëpisë të cilin më pas e sulmuan. E kanë fyer dhe ai është tërhequr në oborr, por më pas erdhën edhe 40 të rinjë tjerë të cilët hynë në oborr dhe filluan ta rrahin,dolën gratë dhe u shkaktua kaos”, – pohon njëri nga të sulmuarit. Sipas tij, njëri nga të sulmuarit ka tentuar ti shtyp sulmuesit me veturën e tij, por në këtë rast ka pësuar bashkëshortja e pronarit të shtëpisë. “Në shtëpi kishte kamera dhe është filmuar gjithçka, si filloi sulmi, kush ishin sulmuesit dhe ky rast nuk ka lidhje me ndonjë aksident” – tha ai.Në stacionin policor Butel ai e ka dëgjuar një pjesëtarë të policisë duke i thënë të rinjve „mos tregoni që ju keni sulmuar të parët“.”Neve tentuan të na prangosin, por sollëm filmime nga rasti dhe në lëshuan. Ky nuk është rasti i parë, por ishte rasti më i rëndë” thotë Femi Zekiri.Këtë ia kanë treguar edhe ekipeve të televizioneve që kishin shkuar për të filmuar, por në mbrëmje e kanë parë se asnjëri nga televizionet nuk e ka transmetuar versionin e tyre, kurse është publikuar vetëm e pavërteta e MPB-së, se një aksident i ka paraprirë incidentit.Pas incidentit, gruaja e moshuar qëndron e shtrirë, dy persona tjerë janë të lënduar, kurse ne jemi të rrahur” tha njëri nga personat e sulmuar.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *