Home / Lajme / Maqedoni / Kapen rreth 300 kg drogë në afërsi të Strugës (VIDEO)

Kapen rreth 300 kg drogë në afërsi të Strugës (VIDEO)

Strugë, 15 prill – Në operacionin e zhvilluar mbrëmë të MPB-së, janë arrestuar tre persona, prej tyre dy policë , të cilët ishin përfshirë në rrjetin e trafikimit të kësaj sasie të madhe të drogës, që ishte transportuar nga Shqipëria përmes Liqenit të Ohrit në Maqedoni.

Janë kapur rreth 300 kilogram drogë marihuanë në rajonin e Strugës, e cila përmes kanaleve ilegale kishte hyrë nga Shqipëria.

Në operacionin e zhvilluar mbrëmë të MPB-së, janë arrestuar tre persona, prej tyre dy policë , të cilët ishin përfshirë në rrjetin e trafikimit të kësaj sasie të madhe të drogës, që ishte transportuar nga Shqipëria përmes Liqenit të Ohrit në Maqedoni.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska theksoi se operacioni i konfiskimit të drogës ndodhi mbrëmë në fshatin Radozhdë të Strugës, kur u kapën kontrabanduesit derisa po transportonin drogën në një makinë me targa të Kërçovës.

MPB theksoi se droga e konfiskuar është e cilësisë së lartë dhe se vlera e saj në tregun e zi do të arrinte rreth 2 milionë dollarë. Kontrabanduesit, prej të cilëve dy policë nga Kërçova duhej ta transportonin ate sasi deri në Kavadarc për një shumë prej 9 mijë eurove.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *