Home / Lajme / Maqedoni / Kryetarja e Tetovës jep llogari për punën një vjeçare

Kryetarja e Tetovës jep llogari për punën një vjeçare

10 prill-roblemi kryesor i qytetit, projekti i ujësjellësit të Tetovës, siç tha Arifi, tani gjendet në buxhetin qeveritar 2014-2015 ndërsa janë siguruar 1.600 000 euro nga Banka evropiane për investim për rregullimin e stacionit filtrues ndërsa në buxhetin e vitit 2014 janë paraparë 17.800.000 denarë për punimin e planit të përgjithsëm urbanistik dhe planeve detale urbanistike për të zgjidhur kaosin urbanistik dhe për t’i dhënë qytetit formën, përmbajtjen dhe identitetin e vet urban.

Kryetarja e komunës se Tetovës Teuta Arifi gjatë një prezantimi në Tetovë në objektin e fakultetit të arteve në qendër të Tetoveës ka bërë bilancin njëvjeçar që kur është në krye të komunës së Tetovës
“Viti 2013 për komunën e Tetovës lirisht mund të karakterizohet si vit i rëndë por edhe shpresëdhënës sepse së bashku ne dëshmuam që mund të kursejmë, punojmë, durojmë dhe sakrifikohemi për të shtyrë para si procesin e transformimit të institucionit komunë në organizatë funksionale që i shërben qëllimit të vet parësor të ekzistencës – pra qytetarëve por edhe bëmë punë të tjera që me këtë gjendje të rëndë financiare që trashëguam do të ishte e paimagjinueshme të bëhen po mos kishim respektuar parimin e mirëqeverisjes si themel dhe mënyrë e vetme për të pasur sukses”, tha në fjalimin e saj, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi në prezantimin publik të punës njëvjeçare. Sipas saj në këtë drejtim u vendosën bazat e punës transparente dhe të përgjegjshme të organeve të komunës dhe administratës komunale dhe është në përfundim procesi i riorganizimit të administratës komunale me qëllim që ajo të jetë më efektive dhe t’i shërbejë në mënyrë profesionale qytetarëve të Tetovës. “Procedurat e tenderimit dhe dhënies së lejeve dhe dokumenteve që i jep komuna sot janë transparente dhe të bazuara në legjislacionin vendor sepse vetëm qeverisja e drejtë do ta forcojë integritetin e këtij institucioni dhe do ta rikthejë besimin e qytetarit”, thekson Arifi. Problemi kryesor i qytetit, projekti i ujësjellësit të Tetovës, siç tha Arifi, tani gjendet në buxhetin qeveritar 2014-2015 ndërsa janë siguruar 1.600 000 euro nga Banka evropiane për investim për rregullimin e stacionit filtrues ndërsa në buxhetin e vitit 2014 janë paraparë 17.800.000 denarë për punimin e planit të përgjithsëm urbanistik dhe planeve detale urbanistike për të zgjidhur kaosin urbanistik dhe për t’i dhënë qytetit formën, përmbajtjen dhe identitetin e vet urban.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *