Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ:VMRO 61 deputet, LSDM 34 deputet, PDSH 7 deputet, RDK 1 dhe GROM 1 deputet

KSHZ:VMRO 61 deputet, LSDM 34 deputet, PDSH 7 deputet, RDK 1 dhe GROM 1 deputet

28 prill-Partia e Ahmetit ka fituar gjithsej 153.583 vota apo 19 deputet ndërsa PDSH ka fituar 66.392 vota apo 7 deputet. Partia e Rufi Osmanit ka fituar 17.783 vota apo 1 deputet.

Zgjedhjet e djeshme parlamentare janë fituar bindshëm nga VMRO-DPMNE dhe BDI-ja, sipas të dhënave të KSHZ-së. Të drejtën e votës dje e realizuan mbi 1 milion votues apo mbi 64 % të trupit të përgjithshëm votues. Partia e Gruevskit në nivel republikan ka fituar 481.289 vota apo në mandate 61 deputet, e dyta radhitet LSDM-ja me 283.930 vota apo 34 deputet. Partia e Ahmetit ka fituar gjithsej 153.583 vota apo 19 deputet ndërsa PDSH ka fituar 66.392 vota apo 7 deputet. Partia e Rufi Osmanit ka fituar 17.783 vota apo 1 deputet. Në parlament do të përfaqësohet me një deputet edhe Opsioni qytetar për Maqedoninë e Stevçe Jakimovskit ndërsa partia VMRO-Popullore e Lupço Georgievskit nuk arriti të fitoj asnjë deputet edhe përkundër 16.772 votave të fituara në nivel republikan.

Në njësinë e parë zgjedhore VMRO-DPMNE ka fituar 8 deputet, LSDM 7, BDI 3, PDSH 1 dhe 1 Opsioni qytetar për Maqedoninë.

Në njësinë e dytë VMRO-DPMNE ka fituar 10 deputet, LSDM 5, BDI 4 dhe PDSH 1. Në njësinë e tretë zgjedhore partia e Gruevskit ka fituar 13 deputet ndërsa LSDM 7. Në njësinë e katërt, VMRO-DPMNE ka fituar 12 deputet dhe LSDM 8. Në njësinë e 5 zgjedhore janë të përfaqësuara vetëm tre partitë, VMRO-DPMNE me 11 deputet, LSDM me 6 dhe BDI me 3 deputet.

Ndërsa në njësinë e 6 numër më të madh të deputetëve ka fituar BDI 9, PDSH ka fituar 5 deputet, VMRO-DPMNE 4, RDK dhe LSDM nga një deputet.
Në përbërjen e re parlamentare 2014-2018 janë edhe liderët e partive politike me përjashtim të liderit të LSDM-së.

Deputetë e njësisë së parë zgjedhore janë Ermira Mehmeti, Rafis Aliti dhe Zilfi Adili nga BDI , Bekim Fazliu nga PDSH, Renata Deskoska, Sofija Kunovska… nga LSDM, Nikolla Gruevksi, Elizabeta Kançeska Milevska, Daniella Rangellova…nga VMRO-DPMNE-ja.
Në njësinë e dytë zgjedhore deputet janë zgjedhur Rexhail Ismaili, Shkodrane Dardhishta,
Mirvan Xhemaili dhe Artan Grubi nga BDI, Orhan Ibrahimi nga PDSH-ja, nga LSDM-ja Petre Shilegov, Lubisha Nikoliq dhe nga VMRO-DPMNE Gordana Jankullovska, Trajko Veljanovski dhe të tjerë.

Në njësinë e tretë mandat kanë fituar Musa Xhaferi, Ramiz Merko dhe Vjollca Mehmeti Nuredini ndërsa PDSH në këtë komunë nuk ka fituar asnjë mandat. Në njësinë e gjashtë zgjedhore emrat fitues të mandateve nga radhët e BDI janë me sa vijon: Ali Ahmeti, Hazbi Lika, Shpresa Hadri, Talat Xhaferi, Xhevat Ademi, Selvije Saliu
Ejup Rrustemi, Jamin Sinani dhe Nora Aliti. Nga PDSH-ja Menduh Thaçi, Ernad Fejzullahu, Merale Ferati, Imer Aliu dhe Gazmend Aliu si dhe Rufi Osmani nga RDK-ja.

Tre deputetë e diasporës edhe në këto zgjedhje i takojnë kuadrit të VMRO-DPMNE-së.(ALSAT-M)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *