Home / Sport / Kurtishi ia vulosi fitoren Shkëndijës, Ejupi shënoi hat-trick për Turnovën

Kurtishi ia vulosi fitoren Shkëndijës, Ejupi shënoi hat-trick për Turnovën

Shkëndija mundi Euromilkun 2:0 pasi në minutën e 62-të braziliani Junior realizoi një gol të bukur, ndërsa fitoren Shkëndijës ia siguroi sulmuesi i rrezikshëm Mensur Kurtishi në minutën e 75-të të takimit. Renova nuk arrin të mbijetojë në fushë të Vardarit, ku mundet 5:1.

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova ka arritur t’i hakmerret Euromilk-ut për dy humbjet, së pari në Tetovë e pastaj edhe në Shkup, duke e mposhtur me rezultat 2-0, në ndeshjen e javës së 27-të të zhvilluar të shtunën pasdite në Shkup.

Pas pjesës së parë pa gola, kuqezinjtë kanë treguar lojë shumë më të mirë në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë në portën e vendasve. Fillimisht në minutën e 62-të braziliani Junior realizoi një gol të bukur, ndërsa fitoren Shkëndijës ia siguroi sulmuesi i rrezikshëm Mensur Kurtishi në minutën e 75-të të takimit. Ky i fundit hyri në lojë në pjesën e dytë, ndërsa edhe para kësaj sfide kishte paralajmëruar se kundër Euromikut mendojnë vetëm për tre pikë.

Gostivari ka përjetuar humbje të pritur nga Rabotnicki në Shkup, duke u mundur me rezultat 3-0.

Ndërkohë, lojë të mrekullueshme ka treguar Muzafer Ejupi, i cili shënoi tre gola për skuadrën e tij Turnovo në fitoren prej 4-1 kundër Napredokut. Ejupi në minutën e 14-të e ka zhbllokuar rezultatin, ndërsa në gjysmëlojën e dytë ka realizuar edhe dy gola të tjerë, njërin nga penalltia.

Rezultatet e javës së 27-të
Euromilk-Shkëndija 0-2 (Junior 62’, Kurtishi 75’)
Rabotnicki-Gostivari 3-0 (Petrov 3’, Velkoski 61’ Ilijoski 77’)
Pelister-Metalurg 1-3 (Lubenov 60’, Radeski 30’, Peev 45’, Vujovic 84’)
Turnovo-Napredok 4-0 (Ejupi 14’, 53’, 86’ p., Pandev 18’)
Vardar-Renova 5-1.

(e diel, 13 prill)
Ora 16:00-Bregallnica-Makedonija Gj.P.

Renditja: Rabotnicki 50, Metalurg 47, Turnovo 47, Pelister 47, Vardar 45 (-1), Shkëndija 39, Renova 36 (-1), Bregallnica 36 (-1), Euromilk 32, Makedonija GJ.P. 23 (-1), Napredok 14, Gostivari 14 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *