Home / Lajme / Maqedoni / Lëndohet me thikë i riu nga Pallçishti

Lëndohet me thikë i riu nga Pallçishti

21 prill-Personi me inicialet L.K është arrestuar kurse në sirtarët në internet kafen është gjetur gjika me të cilën është shkaktuar lëndimi”, njofton Ministria e Punëve të Brendëshme. Hetime në vendngjarje ka bërë ekipet e SPB-së në Tetovë, kurse ndaj personit të lëdnaur është kryer intervenim kirurgjikal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. SPB-ja në Tetovë ka ndërmarrë masa për zbardhjen e ngjarjes me ç`rast ndaj L.K do të ketë edhe padi adekuate.

Mbrëmë orës 21.25 minuta në Spitalin Klinik të Tetovës është dërguar i riu me inicialet C.V., i lindur në vitin 1995 në fshatin Pallçisht. Ai ka marr lëndime në fyt, të shkaktuara me send të fortë, raporton Tv KOHA.

“Pas bisedës informative nga pjesëtarë të policisë së Tetovës dhe daljes në vendngjarje nga ana e policëve të stacionit policor në Kamjan, është konstatuar se në fshatin Rakovec, në një internet kafe “Beni”, derisa kanë qenë ulur bashkë në një tavolinë pa asnjë arsye dhe shkak L.K (1993) nga Pallçishti me thikë në fyt e ka lënduar atë i cili më pas është dërguar në Spitalin e Tetovës. Personi me inicialet L.K është arrestuar kurse në sirtarët në internet kafen është gjetur gjika me të cilën është shkaktuar lëndimi”, njofton Ministria e Punëve të Brendëshme, informon Tv KOHA.

Hetime në vendngjarje ka bërë ekipet e SPB-së në Tetovë, kurse ndaj personit të lëdnaur është kryer intervenim kirurgjikal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. SPB-ja në Tetovë ka ndërmarrë masa për zbardhjen e ngjarjes me ç`rast ndaj L.K do të ketë edhe padi adekuate.
TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *