Home / Lajme / Maqedoni / Letërnjoftimet mund të merren sot dhe në ditën e zgjedhjeve

Letërnjoftimet mund të merren sot dhe në ditën e zgjedhjeve

27 prill-Qytetarët të cilët do të aplikojnë të shtunën apo të cilët kanë aplikuar ditëve paraprake, do të munden dokumentet personale t’i marrin edhe të dielën (27 prill),

Shërbimet administrative të MPB-së do të punojnë sot dhe nesër dhe në tërë shtetin do të pranojnë dhe do t’i miratojnë kërkesat për letërnjoftim prej orës 08:30 deri në orën 16:30.

Qytetarët të cilët do të aplikojnë të shtunën apo të cilët kanë aplikuar ditëve paraprake, do të munden dokumentet personale t’i marrin edhe të dielën (27 prill), sepse në ditën zgjedhore do të punojnë të gjitha shërbimet administrative prej orës 07:00 deri në orën 19:00, por vetëm për dhënien e dokumenteve.

“Të gjithë qytetarët të cilët për çfarëdo lloj arsye në këtë periudhë kanë mbetur pa letërnjoftime, ndërkaq janë në listën zgjedhore dhe dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e vet për të votuar, do të mund të nxjerrin dokumente, në mënyrë që t’iu mundësohet votimi”, deklaroi sot ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *