Home / Lajme / Maqedoni / LSDM-ja vendos sonte për kthimin e mandateve

LSDM-ja vendos sonte për kthimin e mandateve

29 prill-Ndryshe, nëse LSDM-ja vendos të kthejë mandatet e fituara, që është varianti më i mundshëm për momentin, Kodi Zgjedhor parasheh që 34 mandatet tu ofrohen kandidatëve të radhës në listat e LSDM-së. Nëse asnjë prej tyre nuk pranon dhe listat shteren, duhet të organizohen zgjedhje plotësuese për vendet boshe.

LSDM-ja opozitare pritet që sonte të vendosë për rrugën të cilën do të zgjedh më tutje, pas qëndrimit fillestar se nuk e pranojnë procesin zgjedhor. Këshilli ekzekutiv i partisë do të diskutojë për mundësinë e refuzimit të mandatave të deputetëve, që sipas burimeve brenda LSDM-së është alternativa më e mundshme e social demokratëve. Mundësitë për devijim nga qëndrimi fillestar i liderit Zoran Zaev janë të vogla, duke ditur se pikërisht kryesia e udhëhequr nga Zoran Zaev ka zgjedhur anëtarët e Këshillit Ekzekutiv.

Cilido vendim i miratuar sonte nga Këshilli Ekzekutiv, duhet të konfirmohet në Kryesinë Qendrore të partisë, që duhet të mbajë seancë nesër pasdite. Dorëheqja e liderit të Zaev si përgjegjësi për humbjen në zgjedhje tani për tani nuk është opsion. Vetë Zaev pas zgjedhjeve ka deklaruar për mediet se nuk mendon për dorëheqje, pasi në krye të partisë është vetëm 10 muaj të pamjaftueshme për vlerësim objektiv të punës së tij. As zgjedhjet parlamentare sipas tij nuk janë peshore objektive për dorëheqje, pasi i vlerësoi si zgjedhje të parregullta dhe të kriminalizuara.

Pavarësisht vendimeve të Këshillit Ekzekutiv dhe Kryesisë Qendrore, sfidë për liderin e LSDM-së do të jetë Kongresi i Partisë, që sipas statutit të LSDM-së duhet të mbahet pas çdo cikli zgjedhor, për të shqyrtuar rezultatet, dhe për të votuar besimin e kryesisë dhe liderit. Në shikim të parë Zaev është i sigurt edhe në Kongres, për shkak të diferencës së madhe të votave me të cilën ishte zgjedhur si lider. Por, burime brenda LSDM-së nuk përjashtojnë mundësinë që në Bihaqka të kthehet ndikimi i ish liderit Branko Cërvenkovski, i cili do të tentojë të rikthehet, dujke kërkuar që partinë ta drejtojë ndonjë prej njerëzve të afërt të tij. Ky skenar hidhet poshtë nga kryesia aktuale, e cila thotë se i gjithë kapaciteti i LSDM-së është i përkushtuar në kthimin e demokracisë në vend, dhe se nuk ka vend për çarje brenda partisë.

Ndryshe, nëse LSDM-ja vendos të kthejë mandatet e fituara, që është varianti më i mundshëm për momentin, Kodi Zgjedhor parasheh që 34 mandatet tu ofrohen kandidatëve të radhës në listat e LSDM-së. Nëse asnjë prej tyre nuk pranon dhe listat shteren, duhet të organizohen zgjedhje plotësuese për vendet boshe.ALSAT/M

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *