Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, listat për deputetë po lustrohen

Maqedoni, listat për deputetë po lustrohen

1 prill-Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pas pranimit të vendimit nga Komisioni i lustrimit, pritet të shpallë zyrtarisht listat për deputetë të dorëzuara nga 14 parti politike, me ç`rast brenda tyre janë pesë koalicione.

Komisioni i Lustrimit në Maqedoni deri nesër ka afat për të verifikuar dhe lustruar dosjet e kandidatëve për deputetë në listat për deputetë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pas pranimit të vendimit nga Komisioni i lustrimit, pritet të shpallë zyrtarisht listat për deputetë të dorëzuara nga 14 parti politike, me ç`rast brenda tyre janë pesë koalicione.

Ndërkohë, KSHZ në mbledhjen e së hënës deri vonë ka refuzuar katër lista për deputetë të partisë opozitare maqedonase LSDM, për shkak se disa nga kandidatët nuk kishin dorëzuar vërtetime se nuk kanë qenë të dënuar dhe se ndaj tyre nuk udhëhiqet ndonjë proces gjyqësor.

KSHZ i ka dhënë dritë jeshile listave për deputetë të VMRO-DPMNE, BDI, PDSH, RDK, GROM dhe PPD. Por zyrtarizimi pritet pas vendimit final të Komisionit të Lustrimit të martën se a është ndonjë nga kandidatët bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete në të kaluarën. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *