Home / Sport / Mediat belge vlerësojnë zgjedhjen e Januzaj, Hodgson nuk e deshti

Mediat belge vlerësojnë zgjedhjen e Januzaj, Hodgson nuk e deshti

Pak orë pas vendimit të mesfushorit për t’i dhënë fund enigmës për kombëtaren që do të përfaqësojë, mediat online dhe ato të shkruara e cilësojnë vendimin e 19-vjeçarit si më të mirin që ai mund të bënte në këtë situatë.

Mediat belge bashkohen njëzëri për çështjen Januzaj. Pak orë pas vendimit të mesfushorit për t’i dhënë fund enigmës për kombëtaren që do të përfaqësojë, mediat online dhe ato të shkruara e cilësojnë vendimin e 19-vjeçarit si më të mirin që ai mund të bënte në këtë situatë. Sipas tyre, Januzaj që bëri një zgjedhje inteligjente, bëri një zgjedhje me zemër dhe logjikë të ftohtë. E prditshmja “Lesoir” e hap versionin e saj sportiv me titullin: Januzaj ka zgjedhur “Djajtë”. Kjo gazetë çel gjithashtu edhe një sondazh nëse talenti duhet të bashkohet me skuadrën e Wilmots për të udhëtuar në Brazil? Ndërkohë, për “Lanouvellegazette.be”, lajmi i afrimit të Januzajt me Belgjikën është pozitiv.

“Lavenir.net” thellohet edhe më shumë në vendimin e marrë nga Januzaj, duke theksuar se bëhet fjalë për një veprim të ndikuar nga ndjenjat dhe logjika e ftohtë pasi në kombëtaren e Belgjikës, mesfushori i Man. United ka një te ardhme të madhe përpara. Edhe e përditshmja “Demorgen.be” e shikon bashkimin e Januzajt me kombëtaren e Belgjikës si një element ekstra në organikën e trajhnerit Mark Wilmots, i cili ka më shumë alternativa për mesfushën e tij.

Hodgson nuk llogariti Januzaj

Pas trajnerit të Kosovës, Albert Bunakut, atij të Shqipërisë, De Biasi, dhe të Belgjikës, Marc Vilmots, për Andnan Januzajn ka folur edhe trajneri i Anglisë, Roiy Hodgson.

Ai ka bërë të ditur para disa kohësh se nuk mund ta llogaritë talentin e Mancester Unitedit përderisa Federata Angleze e Futbollit (FA) të vendosë nëse do ta natyralizojnë apo jo futbollistin në fjalë.

“As kam menduar për të deri më tani. Ajo çka mund të them për këtë temë është se kjo çështje është e bordit të FA. Për momentin, derisa ky bord të sqarojë se çfarë ka në mendje dhe cila do të jetë politika e tyre, unë mundem vetëm të qëndroj në pritje”, pati thënë trajneri anglez për Mirror”.

Megjithatë, Hodgson bënte të ditur se Januzaj nuk kishte gjasa të luante me Anglinë për vitet e ardhshme, edhe nëse FA vendoste ta natyralizonte kosovarin. “Krejt çka duhet të kuptoni me Januzajn është se në cilëndo anë që Anglia do vendosë të shkojë, me rregullat që ekzistojnë për momentin nuk ka gjasa që Januzaj të luajë për Anglinë në vitet e ardhshme”, kishte theksuar Hodgson.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *