Home / Lajme / Maqedoni / Mediat gjermane kritika serioze për zgjedhjet në Maqedoni

Mediat gjermane kritika serioze për zgjedhjet në Maqedoni

15 prill-Shefi i panjohur i shtetit në Evropën Perëndimore gati u rizgjodh në funksionin e presidentit me një shumicë të ngushtë, dhe se për shkak të procesit të komplikuar zgjedhor ai patjetër duhet të shkojë në raund të dytë. Por kjo është një formalitet i pastër”, raporton Dojçe Vele, duke cituar gazetën “Handelsblat”

Mediat gjermane kanë dhënë kritika serioze sa i përket zgjedhjeve presidenciale të 13 prillit.

“Janë të qarta raportet e forcave politike në vendin e vogël ballkanik Maqedoni.

Shefi i panjohur i shtetit në Evropën Perëndimore gati u rizgjodh në funksionin e presidentit me një shumicë të ngushtë, dhe se për shkak të procesit të komplikuar zgjedhor ai patjetër duhet të shkojë në raund të dytë. Por kjo është një formalitet i pastër”, raporton Dojçe Vele, duke cituar gazetën “Handelsblat”.

“Stutgarter zeitung” vlerëson se fituesit e zakonshëm nacionalpopulist po e çojnë vendin si gjithnjë në “offside”. Sipas “Taz” nga Berlini, raundin e parë padyshim e fitoi presidenti aktual Ivanov, por nuk ishin përjashtuar falsifikim të zgjedhjeve. “Megjithatë janë të mundshme supriza në raundin e dytë”.

“Die Presse” shkruan se Maqedonia është një vend ku numërohen edhe shpirtërat e vdekur. Gazeta shkruan se uvertyra zgjedhore i doli me sukses pushtetmbajtësve maqedonas.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *