Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi për KTV: Punë e kryer, PDSH hynë në qeveri

Menduh Thaçi për KTV: Punë e kryer, PDSH hynë në qeveri

25 Prill –
Në një intervistë për emisionin Interaktiv të KTV-së, Thaçi ka thënë se ka marrë garanci nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski se do të bashkëqeverisin.

Edhe pse ka shpresa që rezultati zgjedhor do të jetë i favorshëm, pavarësisht asaj që do të ndodhë të dielën, Menduh Thaçi thotë se ai dhe partia e tij PDSH do të jenë pjesë e qeverisë së re maqedonase.

Në një intervistë për emisionin Interaktiv të KTV-së, Thaçi ka thënë se ka marrë garanci nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski se do të bashkëqeverisin.

Thaçit i është ofruar pozita e kryetarit të parlamentit, por ai dëshiron që të bëhet zëvendëskryeministër i Maqedonisë. Thaçi ka thënë se shqiptarëtt duhet ta dinë se anti-shqiptari nuk është vërtetë Gruevski, por Ali Ahmeti që ka legjitimuar politikat e tij.

Lideri opozitar ka kritikuar ashpër BDI-në, duke thënë se ajo nuk është parti shqiptare, por multietnike dhe se vetëm e ka keqpërdorur pushtetin e saj deri më tash. Duke folur për zhvillimin ekonomik ai ka thënë se shqiptarët janë diskriminuar dhe se pjesa maqedone e Shkupit duket si Paris, e ajo shqiptare si Kandahar.

Thaçi tha se do të ruajë votat në vendlindjen e Ali Ahmetit në Kërçovë, ku kundërshtari i tij fiton 20.000 me 0. Ai tha se e ka përkrahjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të anuluar votimet atje, nëse sërish del ky rezultat.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *