Home / Lajme / Maqedoni / Meta:Situata politike e qetë

Meta:Situata politike e qetë

23 prill-Shpresoj që shqiptarët të mos e neglizhojnë këtë pjesëmarrje me qëllim që përfaqësimi i tyre të jetë më i lartë se deri tani në Kuvendin e Maqedonisë dhe pozita e tyre të jetë akoma më e mirë në të ardhmen dhe kjo do të kontribuonte për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, e në veçanti të shqiptarëve të Maqedonisë si një faktor shumë i rëndësishëm si për stabilitetin poashtu edhe për evropianizimin e këtij vendi”, tha Meta

Kryetari i LSI-së dhe njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, duke vlerësuar zgjedhjet parlamentare në Maqedoni ka potencuar se shqiptarët duhet të dalin sa më masovikisht në zgjedhje për të rritur numrin e deputetëve. Meta tha se situata politike duket e qetë në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, ndërsa ritheksoi qëndrimin se shqiptarët e Maqedonisë janë faktorë i stabilitetit në shtet. “Situata politike më duket mjaft qetë, sidomos në raport me zgjedhjet e mëparshme dhe uroj që gjithçka të zhvillohet në mënyrë demokratike, me qetësi dhe civilitet ashtu siç e meritojnë gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Do të uroja që të ketë një pjesëmarrje sa më masive të shqiptarëve në Maqedoni dhe jashtë, meqenëse votohet edhe për deputet jashtë Maqedonisë. Shpresoj që shqiptarët të mos e neglizhojnë këtë pjesëmarrje me qëllim që përfaqësimi i tyre të jetë më i lartë se deri tani në Kuvendin e Maqedonisë dhe pozita e tyre të jetë akoma më e mirë në të ardhmen dhe kjo do të kontribuonte për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, e në veçanti të shqiptarëve të Maqedonisë si një faktor shumë i rëndësishëm si për stabilitetin poashtu edhe për evropianizimin e këtij vendi”, tha Meta.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *