Home / Lajme / Maqedoni / MOST, deri në ora 10 kanë votuar 8.88 për qind. Jane verejtur thyerjet e para

MOST, deri në ora 10 kanë votuar 8.88 për qind. Jane verejtur thyerjet e para

13 Prill – “Në lagjen Draçevë është dëmtuar shtabi zgjedhor i një partie politike. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet. Në vendvotimin 3713 në Aerodrom, 15 votues nuk kanë qenë të regjistruar

Deri në orën 10, të drejtën e tyre për votë e kanë shfrytëzuar 8,88% nga qytetarët. Këto janë të dhënat e fundit nga vëzhgimi i Asociacionit qytetar MOST. Nga atje thonë se vëzhguesit e tyre kanë regjistruar disa parregullsi.

“Në lagjen Draçevë është dëmtuar shtabi zgjedhor i një partie politike. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet. Në vendvotimin 3713 në Aerodrom, 15 votues nuk kanë qenë të regjistruar në listën zgjedhore dhe Komisioni Zonal nuk ka ditur ku t’i udhëzojë. Në vendvotimin 745, 745, 747, 774, 739, 736 nga Kërçova dhe vendi 409 në Gostivar ngjyra është fshirë me aceton dhe palloma të lagura. Në vendvotimin 407 dhe 409 në Gostivar, kabinat e votimit kanë qenë vendosur në mënyrë të parregullt, ku është prishur fshehtësia gjatë votimit. Në vendvotimin 2918/1 në Butel përfaqësues i bartësit të listës së kandidatëve është përfshirë në punën e Komisionit Zonal dhe ka lëvizur kabinat votuese”,deklaroi Darko Aleksov- MOST

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *