Home / Lajme / Maqedoni / MOST: Parregullsi që në fillim të hapjes së vendvotimeve

MOST: Parregullsi që në fillim të hapjes së vendvotimeve

27 Prill – Asociacioni qytetar MOST njofton se të gjitha vendvotimet janë hapur, por gjithashtu informojnë se janë vërejtur disa parregullsi të vogla që në orët e para të hapjes së vendvotimeve

Asociacioni qytetar MOST njofton se të gjitha vendvotimet janë hapur, por gjithashtu informojnë se janë vërejtur disa parregullsi të vogla që në orët e para të hapjes së vendvotimeve.

VV 2845 në Qendër dhe 2446 në Saraj janë hapur me vonesë për shkak të arsyeve teknike, ndërsa VV 1147 dhe 1135 në Kumanovë janë hapur me vonesë për shkak të mosqasjes në teren.

Para Shtëpisë së kulturës në komunën e Kërçovës në të cilën janë VV 0723 dhe 0727, si dhe para VV 0724, 0725 dhe 0747 ka pasur material propagandistik. Material propagandistik është vërejtur edhe para VV 1687 në komunën e Sveti Nikollës.

Në VV 0894 në komunën e Koçanit është gjetur fletëvotim nga VV 0893 në bllokun me fletëvotime. Votimi është ndërprerë dhe është thirrur komisioni komunal zgjedhor, me ç’rast fletëvotimi është anuluar. Votimi ka vazhduar në orën 08:27.

Në VV 2358 në komunën e Studeniçanit ka pasur një fletëvotim më shumë në bllokun e fletëvotimeve. E njëjta është fotografuar dhe dërguar në KKZ. Fletëvotimi ka qenë i dedikuar për VV 2357, përkatësisht ka qenë duplikat dhe i njëjti po ashtu ka qenë edhe në VV 2357.
Në VV 1782 në komunën e Novo Sellës janë vërejtur 5 raste të votimit familjar, me ç’rast kanë votuar 10 persona.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *