Home / Lajme / Maqedoni / MPB: Proces i qetë zgjedhor, përmbushim standardet

MPB: Proces i qetë zgjedhor, përmbushim standardet

Shkup, 27 Prill- Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski në konferencën për shtyp tha se procesi zgjedhor po zhvillohet në frymë demokratike dhe Maqedonia po tregon dinjitet duke përmbushur kështu standardet evropiane.

Sipas Kotevskit, organet përgjegjëse nuk kanë regjistruar asnjë parregullsi apo rast serioz që të ndikojë në procesin zgjedhor. “Deri tani, në Shtabet rajonale dhe shtabin republikan të MPB-së, gjithashtu edhe tek shërbimet policore të cilat që nga mëngjesi janë shpërndarë në terren, nuk ka asnjë njoftim serioz apo kërkesë për ndërhyrje nga organet zgjedhore, partitë politike apo OJQ-të….. Maqedonia sot voton me dinjitet dhe në përputhje me standardet e larta Evropiane”, tha Kotevski. i beson se deri në përfundimin e procesit, qytetarët do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në mënyrë paqësore dhe me vetëdije, duke shtuar se përfaqësuesit e MPB-së do të qëndrojnë në terren deri në mbylljen e qendrave të votimit, duke evidentuar dhe parandaluar çfarëdo rasti që përbën pengesë apo keqpërdorim të të drejtës së votës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *