Home / Lajme / Maqedoni / MPB zbardh detaje për vrasjen e 17 vjeçarit në Haraçinë

MPB zbardh detaje për vrasjen e 17 vjeçarit në Haraçinë

Shkup, 27 Prill – Ministria e Punëve të Brendshme ka zbardhur disa detaje lidhur me vrasjen e djeshme të 17 vjeçarit Eljon Jakupi, nga komuna e Haraçinës.

Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB’së në një konferencë për shtyp deklaroi se janë ndërmarrë masat lidhur me ndriçimin e këtij rasti ndërsa në bisedë informative janë marrë 15 individë persona për të identifikuar autorin e vrasjes.

Kotevski bëri të ditur se lidhur me këtë rast është arrestuar kushëriri 19 vjeçari të vrarë, i cili është i dyshuar për vrasje.

“Së bashku me të dyshuarin është konfiskuar edhe një armë me të cilën besojmë se është kryer vrasja, e cila është duke u verifikuar në analiza të mëtejshme”, tha Kotevski.

Ai theksoi se vrasja ka ndodhur dje rreth orës 16 në afërsi të marketit “Imperial”, në Haraçinë. Menjëherë pas lajmërimit të ngjarjes policia ka ndërmarrë masat për kapjen e autorit të krimit, njofton portali Almakos.

“Sipas informatave fillestare ekzekutues i vrasjes është një 19 vjeçar, i cili është edhe familjar i të vrarit. Të shtënat kanë ndodhur pas një grindjeje në telefon. Fillimisht ka ardhur deri tek konflikti fizik midis tyre, ndërsa më pas i dyshuari ka nxjerr armën dhe e ka qëlluar me dy plumba në gjoks të Eljon Jakupin, si dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Jakupi është dërguar me urgjencë me një automjet privar në spital mirëpo ai nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra”, ka thënë Kotevski .

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *