Home / Lajme / Maqedoni / Në dy raste sulmohen pjesëtarë të policisë

Në dy raste sulmohen pjesëtarë të policisë

Në një rast tjetër poashtu pjesëtarë të Policisë së Tetovës janë penguar në kryerjen e detyrës së tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 në rrugën Borçe Koçovski në Tetovë, kur pjesëtarë të Policisë i kanë asistuar një përmbaruesi gjatë dhënies në pronësi të një prone të patundshme.

Në dy raste të ndara në Tetovë janë sulmuar pjesëtarë të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë. Policia informon se rasti i parë ka ndodhur rreth orës 17, 45 minuta gjatë ndërmarrjes së masave rreth ankesave në rrugën e Ilindenit, kur një pjesëtarë I Policisë është sulmuar fizikisht nga 32 vjeçari M.I. “Fillimisht M.I (32) ka godtiur me grushta në gjoks dhe më pas e ka kapur për këmishe dhe e ka larguar mënjëanë. Me intervenimin e pjesëtarëve të tjerë të Policisë, M.I është penguar në qëllimin e tij që sërish ta sulmojë policin por për një kohë të shkurtë është kapur dhe arrestuar dhe aps bisedës me atë I njejti është lëshuar në shtëpi”, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.Nga policia e Tetovës kanë bërë të ditur se në koordinim me prokurorin publik janë duke u pastruar të gjitha detajet dhe ndaj M.I do të ketë pdi adekuate. Në një rast tjetër poashtu pjesëtarë të Policisë së Tetovës janë penguar në kryerjen e detyrës së tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 në rrugën Borçe Koçovski në Tetovë, kur pjesëtarë të Policisë i kanë asistuar një përmbaruesi gjatë dhënies në pronësi të një prone të patundshme. “Me siguri i pakënaqur nga kjo, 57 vjeçari SH.M ka tentuar që fizikisht të sulmojë një person zyrtarë me çka ka dhënë rezitencë edhe ndaj pjesëtarëve të policisë të cilët e kishin ndaluar në qëllimin e tij për të sulmuar. Ai së bashku me një pjesëtarë të familjes M.SH (31) janë arrestuar për zbardhjen e rastit dhe do të përballen me padi penale.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *