Home / Lajme / Maqedoni / Ne kalimin kufitar Tabanovc policia konfiskon 13 kg drogë

Ne kalimin kufitar Tabanovc policia konfiskon 13 kg drogë

20 Prill – Drogë në një sasi prej 13 kilogramësh dhe shumë cilësore kanë zbuluar organet doganore në vendkalimin kufitar të Tabanocoit në një autoveturë të tipit “Citroen Ksara Pikaso”

Drogë në një sasi prej 13 kilogramësh dhe shumë cilësore kanë zbuluar organet doganore në vendkalimin kufitar të Tabanocoit në një autoveturë të tipit “Citroen Ksara Pikaso”, shasia e së cilës ishte lyer dhe kishte marrë një formë të dyshimtë, gjë që i ka shtyrë doganierët të dyshojnë.

Pasi e kanë larguar kitin nga sipërfaqja e shasisë, ata arritën të zbulojnë një pllakë, pas së cilës u gjet një bunker special, në të cilin ishin fshehur 15 paqetime me një lloj barishteje, e cila u konstatua më vonë se është marihuanë.

Pas kontrollit të më tutjeshëm nën ulësen e djathtë të përparme të makinës janë gjetur edhe 11 paketime të tjera.

Është njoftuar se drejtuesi i makinës dhe bashkëudhëtari i tij janë angazhuar nga një shtetas shqiptar që ta transportojë drogën për në Hamburg, që do të përfitonin 3 mijë euro.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *