Home / Lajme / Maqedoni / Në tre aksione të ndara policia sekuestroi 140 kilogramë drogë

Në tre aksione të ndara policia sekuestroi 140 kilogramë drogë

8 prill-Në rastin e tretë, theksoi Jankullovska, pas informatave operative të marra paraprakisht është arrestuar një personi nga Ohri i njohur nën pseudonimin Momir, i cili ka vozitur “pezho 206” është nisur në rrugën drejt Manastirit që ta dorëzojë marijuanë, ndërsa paraprakisht një pjesë e ka lënë edhe në Resnjë. Eventualisht është përpjekur të lirohet nga heroina gjatë vozitjes.

Katër persona janë privuar nga liria, për tre prej tyre është caktuar masa paraburgim prej 30 ditëve, ndërsa pesë të tjerët janë në arrati, lidhur me tre rastet e ndara në të cilat policia sekuestroi sasi më të madhe të drogës, ndërsa në suaza të operacionit “rrjeti” për shkatërrimin e tregtisë ilegale për keqpërdorim të narkotikëve.
Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullova në konferencën sotme për shtyp theksoi se në dy prej rasteve janë ndërprerë kanalet ndërkombëtare që kanë shërbyer për kontrabandim të narkotikëve kryesisht nga Shqipëria.
MPB-ja kundër të arrestuarve ka parashtruar padi penale për prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotikëve, supstancave psikotrope dhe prekusorë.
Në rastin e parë në të cilin droga nga Shqipëria përmes Maqedonisë dhe Greqisë duhej të transportohet deri në vendet e Evropës Perëndimore, ndërsa nga liria janë privuar dy shtetas të Maqedonisë, ndërsa janë sekuestruar 136 paketime gjegjësisht 135,5 kilogram marijuanë dhe 5 kilogramë hashash apo gjithsej 140 kilogram drogë. Sipas informatave të deritanishme, theksoi Jankullovska, droga e sekuestruar rrjedh nga Shqipëria, ndërsa vlera a e saj është rreth 500 mijë euro.
Në rastin e dytë, policia në pritë në rrugën lokale që i lidh fshatrat e Gostivarit, Lomnicë dhe Negotinë në afërsi të vendit Kisella Vodë, ka takuar dy persona të panjohur, supozohet shtetas të Shqipërisë, të cilët kanë dhënë rezistencë aktive dhe kanë ikur në pyllin e afërt. Njëri prej personave e ka hedhur çantën që e ka bartur, ndërsa në të ka pasur 6,5 materie e panjohur barri. e cila me siguri është marijuanë.
Në rastin e tretë, theksoi Jankullovska, pas informatave operative të marra paraprakisht është arrestuar një personi nga Ohri i njohur nën pseudonimin Momir, i cili ka vozitur “pezho 206” është nisur në rrugën drejt Manastirit që ta dorëzojë marijuanë, ndërsa paraprakisht një pjesë e ka lënë edhe në Resnjë. Eventualisht është përpjekur të lirohet nga heroina gjatë vozitjes.
Për këtë rast, theksoi ministrja Gordana Jankullovska, policia ende vepron dhe ndërmerr aktivitete për zbardhjen e tij.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *