Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT u prezantua Platforma për efikasitet energjetik nga EVN-Maqedoni dhe Ministria e Ekonomisë

Në USHT u prezantua Platforma për efikasitet energjetik nga EVN-Maqedoni dhe Ministria e Ekonomisë

10 prill- Sipas Vlera Gjakova, qëllimi i kësaj gare është që të bëjë gërshetim të arsimit me praktikën, për efikasitetin energjetik si pjesë e planifikimit të biznesit. Ekipet të cilat do të zënë tri vendet më të mira në garën për Biznes Plan, do të shpërblehen me një shumë modeste të hollash, ku vendit të parë do t’i takojnë 30.000 denarë, vendit të dytë 18.000 denarë dhe vendit të tretë 9.000 denarë.

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës përfaqësues të Kompanisë Energjetike EVN – Maqedoni dhe të Ministrisë së Ekonomisë kanë prezantuar Platformën për efikasitet energjetik, ku në kuadër të kësaj platforme organizohet edhe garë për biznes plan më të mirë. Me këtë rast, përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë Ismail Luma tha se Ministria e Ekonomisë i mbështet të gjitha projektet që kanë të bëjnë me krijimin e bizneseve të reja. Ndërsa, përfaqësuesja e Kompanisë EVN, Vlera Gjakova përpara studentëve të USHT-së theksoi se, “Platforma për efikasitet energjetik ka arritur rezultate mjaftë të mëdha, pasi që ka organizuar kampanja për rritjen e vetëdijes tek publiku i gjerë për efikasitetin energjetik, ku u është bërë vizitë kompanive për implementimin e masave për efikasitet energjetik, ka realizuar dy punëtori për mediumet dhe po ashtu një emision edukativ dhe komunikim përmes rrjeteve sociale, si dhe është krijuar edhe punëtori për sektorin e biznesit. Qëllimi i parë në edukim ka ndikuar në rritje të vetëdijes për njohuritë e efikasitetit energjetik, me çka efikasiteti energjetik do të thotë: avancimi i teknologjisë dhe ndryshimi i shprehive edhe kampanja masive mediatike për rritjen e vetëdijes është shoqëruar me spote të shkurtra të animuara, postera dhe billborde, promocion në internet e kështu me radhë”, tha Vlera Gjakova, përfaqësuese e Kompanisë Energjetike EVN-Maqedoni. Përfaqësuesja e EVN-Maqedoni, Vlera Gjakova tha se gara për biznes plan më të mirë do të bëhet përmes ekipeve të studentëve nga fakultetet e teknikës dhe fakultetet e ekonomisë, në Maqedoni, nga të gjitha vitet e studimeve. Çdo ekip duhet të ketë në skuadër të paktën nga 2 deri 6 anëtarë. Sipas Vlera Gjakova, qëllimi i kësaj gare është që të bëjë gërshetim të arsimit me praktikën, për efikasitetin energjetik si pjesë e planifikimit të biznesit. Ekipet të cilat do të zënë tri vendet më të mira në garën për Biznes Plan, do të shpërblehen me një shumë modeste të hollash, ku vendit të parë do t’i takojnë 30.000 denarë, vendit të dytë 18.000 denarë dhe vendit të tretë 9.000 denarë. Nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, në garën për plan biznesi më të mirë do të marrin pjesë tri ekipe të studentëve nga Fakulteti Ekonomik.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *