Home / Lajme / Maqedoni / Në Zgjedhjet parlamentare do të mund të votojnë 1.780.128 qytetarë

Në Zgjedhjet parlamentare do të mund të votojnë 1.780.128 qytetarë

19 prill-Gjithsej të drejtë vote kanë 780.128 qytetarë. Të pranuara për votim në vendet e jashtme janë kërkesat e 27.828 shtetasve të Maqedonisë të cilët qëndrojnë apo punojnë jashtë vendit, që është rritje për më shumë se dy herë në krahasim me zgjedhjet presidenciale, në të cilat kanë mundësi të votojnë 8.332.

Të dielën në mesnatë është afati i fundit për parashtrimin e kërkesës deri te komisionet komunale zgjedhore për votimin e të sëmurëve dhe të pamundërve dhe personave në burg shtëpiak në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 27 prill.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për votimin në zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare i ashpërsoi kriteret për atë cilat persona mund të votojnë në kushte shtëpiake.

Për zgjedhjet presidenciale ishin paraqitur mbi 7.000 të sëmurë dhe të pamundur për votim, por KSHZ dhe komisionet komunale zgjedhore pranuan vetëm 6.980. Të sëmurit dhe të pamundurit votojnë një ditë para zgjedhjeve gjegjësisht të shtunën më 26 prill. Për zgjedhjet presidenciale do të votojnë vetëm ata që tashmë janë paraqitur në afatin për ta, ndërsa për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ata që do të parashtrojnë dokumentacion të kompletuar i cili do të pranohet nga KKZ dhe KSHZ.
KSHZ të enjten e mbylli listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 27 prill.

Gjithsej të drejtë vote kanë 780.128 qytetarë. Të pranuara për votim në vendet e jashtme janë kërkesat e 27.828 shtetasve të Maqedonisë të cilët qëndrojnë apo punojnë jashtë vendit, që është rritje për më shumë se dy herë në krahasim me zgjedhjet presidenciale, në të cilat kanë mundësi të votojnë 8.332.

Numri i të burgosurve të regjistruar në listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare është 1.843, të personave të zhvendosur të brendshëm është 28, ndërsa është rritur numri edhe i anëtarëve të këshillave zgjedhor të cilët do ta zbatojnë votimin në diasporë, për shkak të numrit të votuesve të paraqitur ka edhe nga një vendvotim në Venecia, Bern dhe Vjenë.

Sipas njësive zgjedhore në njësinë e parë zgjedhore në LZ janë regjistruar 297.686 votues, në njësinë e dytë zgjedhore 306.067, në njësinë e tretë 280.891, në njësinë e katërt 280.810, në njësinë e pestë 286.434 dhe në njësinë e gjashtë zgjedhore 304.458 votues. Më shumë të paraqitur për votim në diasporë ka në njësinë zgjedhore 6 (Evropë dhe Afrikë) 18.911, në njësinë tetë (Amerika Veriore dhe Jugore) 3.337, derisa në njësinë zgjedhore nëntë (Australi dhe Azi) 1.534.

Sipas Librit të afateve të KSHZ-së deri të martën në mesnatë është e lejuar të shpallen anketa për mendimin publik për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky afat është i fundit edhe për dorëzimin e këkesave për vëzhgimin e zgjedhjeve. Deri tani, sipas ueb faqes së KSHZ-së, janë paraqitur 9.197 vëzhgues vendor dhe 489 të huaj për zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare, por pritet ky numër të rritet.

Më 27 prill në Maqedoni njëkohësisht do të mbahen raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *