Home / Lajme / Maqedoni / Nerashti me dy Xhami

Nerashti me dy Xhami

17 prill-Xhamia filloi të ndërtohet para 2 viteve me iniciativë të xhamisë dhe banorëve kurse kapaciteti është për 600 besimtarë.Kjo është Xhamia e dytë në fshatin Nerasht

Sot në fshatin Nerasht është bërë hapja solemne e xhamisë së re. Në këtë ceremoni fetare morrën pjesë pjesor krerët e BFI-së, në krye me Reis Sulejman efendi Rexhepi. Në këtë ceremoni morrën pjesë edhe Muftiu i muftinisë së Tetovës dhe Gostivarit, përfaqësues nga fakulteti teologjik i Shkupit dhe përfaqësues të pushtetit lokal, raporton TV KOHA.
Fjalë rasti patën kryetari i këshillit për ndërtimin e xhamisë Sulejman Hajruli, i cili falënderoi të gjithë atyre që kontribun në ndërtimine xhamisë,Muftiu i Tetovës Aliferki efendi Esati i cili përshëndeti lëshimin në përdorim të xhamisë, poashtu ndau edhe dekret për këtë punë myftiu Esati ndau për Imam Kabil Osmanin dhe muezinit Arlind Mustafi, njofton TV KOHA.

Ezanin e parë të Xahmisë e këndoi kryemami i muftinisë së Tetovës hafëz Ejup Selmani. Fjalim para të xhematit pati edhe kreu BFI-së, Reis Sulejman efendi Rexhepi, informon Tv KOHA.

Xhamia filloi të ndërtohet para 2 viteve me iniciativë të xhamisë dhe banorëve kurse kapaciteti është për 600 besimtarë.Kjo është Xhamia e dytë në fshatin Nerasht, transmeton Tv KOHA.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *