Home / Lajme / Maqedoni / Nga një shtëpi ne Zheline vidhen 20.000 mijë euro!

Nga një shtëpi ne Zheline vidhen 20.000 mijë euro!

04 Prill – Një dëm prej rreth 20 mijë euro ka përjetuar një 78 vjeçar J.B. nga Zhelina, pasi persona tani për tani të panjohur i kanë vjedhur një sasi të madhe të arit

Një dëm prej rreth 20 mijë euro ka përjetuar një 78 vjeçar J.B. nga Zhelina, pasi persona tani për tani të panjohur i kanë vjedhur një sasi të madhe të arit dhe pistoletë me sinjal nga shtëpia e tij, informoi zëdhënësi i SPB në Tetovë, Marjan Josifovski. Sipas informacioneve të tija vjedhja e rëndë është kryer të enjten mes orës 19:30 dhe 22:30 derisa në shtëpi nuk ishte askush

“Hajnat fillimisht e kanë thyer dritaren e bodrumit dhe kanë hyrë në dhomën e fjetjes në katin përdhes, duke marrë çantë femre në të cilën ka pasur ari, qostek, zinxhirë, unaza dhe pistoletë me sinjal Ekol Aras kompakt për të cilën kishte pas edhe leje për posedim. Dëmi i përgjithshëm sipas pronarit është rreth 20 mijë euro”, sqaroi Josifovski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *