Home / Lajme / Maqedoni / Nis shpërndarja e materialit zgjedhor

Nis shpërndarja e materialit zgjedhor

10 prill-Në fletët e votimit me cilësi të lartë dhe të shkruara edhe në gjuhët e komuniteteve të tjera, si edhe në gjuhën shqipe janë renditur katër kandidatët për president, me ç`rast me numrin 1 është kandidati i VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov, Iljaz Halimi i PDSH-së me numrin rendor 2, Stevo Pendarovski nga LSDM me numër 3 dhe Zoran Popovski nga GROM me numrin 4.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) prej sot ka nisur që të shpërndajë materialin votues për zgjedhjet presidenciale të ditës së diel në Maqedoni.

Materialet e shtypura të votimit sot në mëngjes janë tërhequr nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir dhe se do të nis shpërndarja e tij. Numri zyrtar i votuesve në vend është 1.779.572 qytetar me të drejtë vote.

Në fletët e votimit me cilësi të lartë dhe të shkruara edhe në gjuhët e komuniteteve të tjera, si edhe në gjuhën shqipe janë renditur katër kandidatët për president, me ç`rast me numrin 1 është kandidati i VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov, Iljaz Halimi i PDSH-së me numrin rendor 2, Stevo Pendarovski nga LSDM me numër 3 dhe Zoran Popovski nga GROM me numrin 4.

Procesin zgjedhor më 13 prill do ta vëzhgojnë 8.325 vëzhgues vendor dhe 326 të huaj

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *