Home / Lajme / Rajon / Nisin aplikimet për punësim sezonale në Itali

Nisin aplikimet për punësim sezonale në Itali

11 Prill – dekreti autorizon hyrjen në Itali të punonjësve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia etj. Pavarësisht vendlindjes do të pranohen edhe punonjës që kanë qenë në Itali vitet e shkuara.

Kanë nisur aplikimet për punësim sezonal në Itali, ku këtë vit pritet të pranohen rreth 15 mijë punëtorë. Të drejtët për punë sezonale e kanë edhe shtetasit shqiptarë. Por, ndryshe nga një vit më parë për shkak të krizës numri i personave që do të punësohen për punë sezonale në shtetin fqinjë është reduktuar, nga 30 mijë në 15 mijë.

Kërkesat e punëdhënësve italianë do të paraqiten online kërkesat. Dekreti i flukseve për punësimin sezonal, i cili është botuar më 9 prill në Gazetën Zyrtare autorizon hyrjen në Itali të punonjësve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia etj. Pavarësisht vendlindjes do të pranohen edhe punonjës që kanë qenë në Itali vitet e shkuara.

Gjithashtu bëhet e situr se, 3 mijë kuota do të jenë për punonjësit që kanë qenë të punësuar më parë si sezonalë për dy vjet rresht në Itali. Për këta punonjës, punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare, në mënyrë që vitet e ardhshme të mund t’i sjellin sërish ata në Itali pa pritur shpalljen e dekretit të flukseve. Në këtë mënyrë evitohet në të ardhmen kërkesa e lidhur me dekretin e flukseve sezonale të punës.

Për të marrë vizën me motiv pune sezonale kalohet direkt nga ambasada italiane në vendin e origjinës nëpërmjet një procedure të përshpejtuar. Sipas dekretit, 15 mijë punonjësit e huaj që do të pranohen në Itali do të punësohen në sektorin e bujqësisë dhe hotelerisë

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *