Home / Lajme / Maqedoni / Nuk ka kodosh ne mesin e deputeteve te ardhshem

Nuk ka kodosh ne mesin e deputeteve te ardhshem

02 Prill – Komisioni per Lustrim nuk gjeti asnji kodosh ne listat e partive per zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Shkup, 2 prill- Asnjë prej kandidatëve të 14 listave për deputetë të dorëzuara për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare nuk ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete.

Siç informojnë nga Komisioni për verifikim të fakteve, sipas të dhënave të marra nga DZK, Arkivi shtetëror, Agjencioni i inteligjencës dhe Shërbimi i inteligjencës pranë Minsitrisë së Mbrojtjes, në evidencën e tyre nuk është gjetur asnjë kandidat që ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Nga gjithsej 1.402 kandidat të 14 listave, tani janë kontrolluar 850, ndërsa 522 kandidatët tjerë kanë qenë të kontrolluar prej më parë.

“Prej kandidatëve që deri tani kemi kontrolluar për asnjërin prej tyre nuk ka dokumente se ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Për të tjerët, presim informacione nga Ministria për punë të brendshme, nga Arkivi, nga inteligjenca ushtarake dhe nga Agjencioni i inteligjencës. Sa të marrim do të kemi një pasqyrë të përgjithshme”, ka thënë madje Tome Axhiev, kryetar i Komisionit për lustrim.

Axhiev pret që deri nesër, ose më së voni pasnesër, Komisioni për lustrim të kontrollon të kaluarën e të gjithë kandidatëve që partitë kanë vendosur në listat e deputetëve. Nëse për ndonjë kandidat ka dokumente se ka qenë bashkëpunëtorë i shërbimeve, ai duhet të largohet nga lista.

Në të kundërtën, nuk do të mund të merr mandatin. Puna e lustratorëve, tani është e lehtësuar për shkak se në listat e deputetëve ka shumë persona të rinj, të gjeneratave 1980 dhe 1990, të cilët për shkak të moshës, nuk kanë mundur të bashkëpunojnë me shërbimet sekrete.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, Komisioni për lustrim zbuloi dy spiunë mes kandidatëve për deputet – njëri nga koalicioni i LSDM-së, lider i një partie më të vogël që ishte kandiduar në njësinë e pestë zgjedhore dhe një kandidat që ishte në listë të partisë opozitare shqiptare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *