Home / Sport / Nuri Seferi mposhti Perdomon, valviti flamurin kombëtar në Berlin

Nuri Seferi mposhti Perdomon, valviti flamurin kombëtar në Berlin

12 prill-Vazhdimi i ndeshjes, raundi i tetë, ishte edhe raundi i fundit i cili as nuk përfundoi deri në fund, kur Gusmyr Perdomo, pas një serie goditjesh u dorëzua, duke shmangur përplasjen në dysheme dhe referit në Holger Wiemann, nuk i mbeti gjë pos ta shpallë Nuri Seferin fitues.

Nuri Seferi, boksieri shqiptar i peshave të rënda (deri 91 kg “cruiserweight”) ose siç e quajnë, “Tysoni shqiptar” nën Flamurin Kombëtar Shqiptar, shënoi edhe një fitore me KO ( me ndërprerje) dhe në skedën e tij shënoi tashmë 41 ndeshje, duke shënuar 35 fitore (21 me KO), 6 herë ka pësuar (1 me KO) dhe pa asnjë barazim.

Ndërkaq, kundërshtari i tij, Gusmyr Perdomo, 36 vjeç, nga Venezuela e largët, kësaj here pësoi nga Nuri Seferi, duke shënuar në skedën e tij disfatën e katërt (4) dhe të dytën disfatë me KO, ndërsa numrin i përgjithshëm i ndeshjeve arriti në 25.

Kronologjia e kësaj ndeshje nga raundi i parë e deri në ndërprerje në raundin e 8: Në raundin e parë, Nuri Seferi disi e “testoi” Perdomon, dhe pati një kundërsulm efektiv por nuk e përfundoi deri në fund shkaku i gongut. Në raundin e dytë, të dy boksierët ishin të kujdesshëm dhe mund të konsiderohet raund i ekuilibruar. Raundi i tretë paksa qetësoi publikun shqiptar për disa çaste, që ishte në numër të madh, sepse Nuri Seferi i lejoi kundërshtarit të plasojë disa goditje, por në tërësi Nuriu ishte superior.

Në raundin e katërt Nuri Seferi taktizoi duke i lënë kundërshtarit mundësinë të tentojë të godasë, por gjithnjë i gatshëm për kundërgoditje, sidomos në shprehje vinin “kroshetë” e djathta të tij. Raundi i pestë ishte fillimi i kanonadave të goditjeve të nduarduarta dhe serive të goditjeve të Nuri Seferit, që sado pak e tronditën Perdomon, që vazhdoi ritmi i tillë edhe gjatë raundit të gjashtë, kur Nuri Seferi e dominoi plotësisht ringun, duke e sjellë Perdomon para një “knock daën”, por me “përqafimin” që i bëri Nuriut, ai u rikuperua për të përmbyllë edhe këtë raund.

Në raundin e shtatë, Nuri Seferi filloi të shpalosë arsenalin e tij të goditjeve, duke dëshmuar edhe pregatitjen, përballimin dhe qëndrueshmërinë fizike dhe kondicionale, duke qënë gjithnjë e më superior, duke goditur pa ndërprerë që sollën edhe deri te lëndimi i arkadës së poshtme të syrit rë majtë, kur edhe intervenoi mjeku i ringut.

Vazhdimi i ndeshjes, raundi i tetë, ishte edhe raundi i fundit i cili as nuk përfundoi deri në fund, kur Gusmyr Perdomo, pas një serie goditjesh u dorëzua, duke shmangur përplasjen në dysheme dhe referit në Holger Wiemann, nuk i mbeti gjë pos ta shpallë Nuri Seferin fitues.

Ky vendim i Perdomos dhe stafit të tij, ngritën në këmbë të gjithë të pranishmit, ku shumica ishin shqiptar që e kishin mbushur Palestrën “Universal Hall” në Berlin për të mbështetur boksierin shqiptar të peshave të rënda Nuri Seferin në përballje me Gusmyr Perdomo nga Venezuela, i cili ua ktheu me fitore bindëse, duke valëvitur Flamurin Kombëtar në Berlin Vlen të theksohet se para ndeshjes, në zhveshtoren e Nuri Seferit, ate e ka vizituar kampioni i botës në këtë kategori Marco Huck dhe i ka dëshiruar sukses, që është një gjest tëpër sportiv, duke pasë parasysh se Nuri Seferit i është hapur rruga për të sfiduar pikërisht Marco Huckin

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *