Home / Sport / Nuri Seferi & Tamas Lodi për titull të kampionit europian në WBO

Nuri Seferi & Tamas Lodi për titull të kampionit europian në WBO

Nuri Seferi do të ngjitet përsëri në ring më 16 maj do të ngjitet përsëri në ring, për të arritur cakun e synuar gjatë kohë më përpara-titullin e kampionit europian në versionin WBO.

Nuri Seferi, boksieri shqiptar nga Korita e Gostivarit, me banim në Burgdorf të Zvicrrës, boksier i peshave të rënda (deri 91 kg “cruiserweight”) ose siç e quajnë, “Tysoni shqiptar” që bokson nën Flamurin Kombëtar Shqiptar, i cili gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 41 ndeshje, duke shënuar 35 fitore (21 me KO), 6 herë ka pësuar (1 me KO) dhe pa asnjë barazim, më 16 maj do të ngjitet përsëri në ring, për të arritur cakun e synuar gjatë kohë më përpara-titullin e kampionit europian në versionin WBO.

Nuri Seferi –Tysoni shqiptar, 37 vjeç (i lindur më 23 dhjetor 1976), me një gjatësi trupi 180 cm, për sfidues përballë vetes në ring do ta ketë hungarezin 24 vjeçar, Tamas Lodi (i datëlindjes 22 korrik 1989) nga Bekescsaba, Hungari, me gjatësi 186 cm, i cili ka zhvilluar 15 ndeshje, duke shënuar 13 fitore, (11 me KO), një humbje me KO dhe një barazim.

Kjo do të jetë ngjitja e radhës në ring për titull të kampionit europian në versionin WBO, ndeshje që do të zhvillohet në 12 raunde në CU Arena, Neugraben, Hamburg, Germanisë, më 16 maj të këtij viti.

Nuri Seferi, pas fitores bindëse kundër Gusmyr Perdomo, disa ditë ka qëndruar në Zvicër pranë familjes, ndërsa tani është rikthyer pregatitjeve që i zhvillon bashkë me stafin e tij në Hamburg të Gjermanisë, për përballjen me Tamas Lodi dhe u shpreh i kënaqur me fazën pregatitore që është duke zhvilluar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *