Home / Lajme / Maqedoni / Orav: Bojkoti nuk është mënyra më e mirë për pjesëmarrje në procese demokratike

Orav: Bojkoti nuk është mënyra më e mirë për pjesëmarrje në procese demokratike

10 prill-“Ne kemi pritur njëjtë sa keni pritur dhe ju, por ne mund të presim akoma edhe më shumë. Unë personalisht do të isha shumë i lumtur nëse ky problem do të zgjidhej menjëherë që ne të ecim përpara. Por, normalisht ka shumë gjëra tjera që konsiderohen të rëndësishme, si marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore me Bullgarinë dhe ato tre kriteret tjera që i theksova më lartë në kornizën e Dialogut për Aderim ne Nivel të Lartë, si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupcionit dhe pavarsia e mediave”, nënvizon Orav.

Bashkimi Evropian (BE) mund të presë edhe më shumë se Maqedonia zgjidhjen për çështjen e emrit, por do të ishte mirë që ky kontest të zgjidhet më shpejtë me qëllim që vendi të ecë përpara. Këtë e deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoni, Aivo Orav, në një intervistë ekskluzive për magazinën e re online Inbox7.mk.
“Ne kemi pritur njëjtë sa keni pritur dhe ju, por ne mund të presim akoma edhe më shumë. Unë personalisht do të isha shumë i lumtur nëse ky problem do të zgjidhej menjëherë që ne të ecim përpara. Por, normalisht ka shumë gjëra tjera që konsiderohen të rëndësishme, si marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore me Bullgarinë dhe ato tre kriteret tjera që i theksova më lartë në kornizën e Dialogut për Aderim ne Nivel të Lartë, si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupcionit dhe pavarsia e mediave”, nënvizon Orav.
Duke u përgjigjur lidhur me bojkotin e paralajmëruar të BDI-së për zgjedhjet presidenciale, Orav thotë se bojkoti nuk është mënyra më e mirë për të marrë pjesë në proceset demokratike.
“Në fakt, fjala bojkot është diçka që nuk duhet të përdoret në demokraci sepse politikanët duhet të implementojnë vullnetin e votuesve. Kur e them këtë nuk e kam fjalën për njërën apo partinë tjetër shqiptare, por për të gjitha partitë në qeveri dhe në opozitë{, thekson ai.
Orav poashtu përgjigjet edhe për zgjedhjet, raportin e radhës së KE-së, ardhmërinë evropiane të Maqedfonisë si dhe për ngjarje tjera aktuale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *