Home / Lajme / Maqedoni / Osmani: Fitore e BDI-së, 2:1 deri 5:1 epërsi ndaj PDSH-së

Osmani: Fitore e BDI-së, 2:1 deri 5:1 epërsi ndaj PDSH-së

27 Prill – Bashkimi Demokratik për Integrim po udhëheq në shumë vendvotime me rezultat 2 me 1, 3 me 1 dhe deri 5 me 1 kundër Partisë Demokratike Shqiptare.

Bashkimi Demokratik për Integrim po udhëheq në shumë vendvotime me rezultat 2 me 1, 3 me 1 dhe deri 5 me 1 kundër Partisë Demokratike Shqiptare.

Zëdhënësi Bujar Osmani tha për Alsat-M se, nga të dhënat e para, BDI duket se do të korrë fitoren më të thellë në të gjithë historinë e saj.

“Është ende herët për rezultatin përfundimtar, por nëse ky trend i rezultateve vazhdon, BDI do të arrijë fitoren më të thellë në historinë e ekzistimit të saj”, tha Osmani.

Ai bëri me dije se, BDI është në epërsi edhe ndaj VMRO-DPMNE-së në një fshat shqiptar në Njësinë nr. 4.

Në lidhje me reagimet e para të PDSH-së për presione të pretenduara ndaj votuesve, zëdhënësi tha se, BDI ka mirëkuptim për këto deklarata të cilat, sipas tij, kërkojnë të justifikojnë humbjen.

I pyetur ndërkaq për qëndrimin e LSDM-së për të mos njohur rezultatet e zgjedhjeve, Osmani tha se, partia nuk ka dëgjuar ende arsyet dhe vërejtjet e LSDM-së, ndaj dhe nuk mund të ketë ende qëndrim.

“Ne nuk jemi në dijeni të asnjë incidenti në përmasat që mund të kontestojë procesin zgjedhor”, tha Osmani.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *