Home / Lajme / Maqedoni / Osmani në Vrapçisht

Osmani në Vrapçisht

Kryetari Rufi Osmani argumentoi se humbja e kandidatit të koalicionit RDK-TDP në zgjedhjet e vitit të kalura e la këtë komunë pa mbi 10 milion investime infrastrukturore të premtura dhe garantuara nga kryetari i Stambollit, investime që në këtë komunë nuk do të mund të realizohen nën udhëheqjen e Bdi-së asnjëherë

Në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore karavani i RDK-së me në krye kryetarin Rufi Osmani vizitoi vendbanimet e komunës së Vrapçishtit. Në këto takime popullore me qytetarët shqiptarë programin e RDK-së e shpalosën deputet potencial Vesel Memedi dhe Meli Jakupi. Kandidatët për deputet argumentuan se kjo komunë nën udhëheqëjen e Bdi-së sot është simbol i dështimit dhe katastrofës ekonomike dhe infrastrukturore e udhëhequr nga klane të korruptuara.

Kryetari Rufi Osmani argumentoi se humbja e kandidatit të koalicionit RDK-TDP në zgjedhjet e vitit të kalura e la këtë komunë pa mbi 10 milion investime infrastrukturore të premtura dhe garantuara nga kryetari i Stambollit, investime që në këtë komunë nuk do të mund të realizohen nën udhëheqjen e Bdi-së asnjëherë. Kryetari Osmani argumentoi se vendi udhëhiqet nga një qeveri totalitare që ka shkelur rëndë demokracinë, ka uzurpuar mediat publike dhe private dhe ka varfëruar skajshmërit shqiptarët.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *