Home / Sport / Ozil, Vidal, Luiz, Hummels super objektivat për ‘Barcën e re’

Ozil, Vidal, Luiz, Hummels super objektivat për ‘Barcën e re’

Barcelona ka mbërritur në fundin e një cikli, dhe në këtë mënyrë merkatoja e ardhshme do të jetë thelbësore për blaugranat. Zhbllokimi i saj nga ana e FIFA-s ishte dhurata më e mirë që mund ti bëhej Barcelonës pasi katalanasit kanë nevojë urgjente për përforcime. Reparti ku klubi bluagrana do të përpiqet të ndërhyjë fillimisht është ai i mbrojtjes, gjithsesi edhe mesfusha dhe porta nuk mbeten pas.

Katalanasit prej kohësh po ndjekin me vëmendje një sërë qëndërmbrojtësish dhe emri i parë në listën e tyre është ai i David Luiz. Megjithatë blaugranat po monitorjnë edhe gjermanin e Borussia Dortmund Matt Hummels dhe nëse këta dy futbollistë afrohen te skuadra spanjolle mund ti hapin derën e largimit Javier Mascheranos që e ka shprehur hapur dëshirën për tu transferuar te Napoli.

Përsa i përket mesfushës emri i parë në listën e Drejtorit Sportiv Andoni Zubizareta është ai i kilianit të Juventusit Arturo Vidal, madje po përflitet se katalanasit përvec milionave mund ti ofrojnë edhe Alexis Sanchez në shkëmbim bardhezinjëve.

Gjithësesi në orët e fundit në mediat katalanase ka dalë në dritë një tjetër emër që është ai ish madrilenit Mesut Ozil. Mesfushori i Arsenalit pëlqehet së tepërmi nga drejtuesit e klubit bluagrana dhe nuk do të ishte aspak çudi një kalim i tij te Barça për t’iu kundërpërgjigjur në një farë mënyre Real Madrid që e shiti në verën e shkuar.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *