Home / Lajme / Maqedoni / Parregullsi në votimet të diasporës shqiptare në Evropë

Parregullsi në votimet të diasporës shqiptare në Evropë

26 Prill – Ky manipulim i madh zgjedhor ndodhë si pasojë e faktit se Komisioni qendror zgjedhor nuk ka bërë listë të veçantë për njësinë zgjedhore 7

Procesi i votimit të diasporës shqiptare në Evropë ka filluar me shumë parregullsi. Problemi bazë lidhet me mos kyçjen në listat e votimit të një numri të madh të mërgimtarëve shqiptarë në shtete të ndryshme të Evropës në kuadër të njësisë zgjedhore numër 7, ka verejtur një parti opozitare shqiptare.

“Ndodh fenomeni i diskriminimit të madh në baza etnike në kuptim të faktit se të gjithë aplikantët maqedonas janë të regjistruar në listat zgjedhore dhe realizojnë të drejtën e votimit ndërsa kjo e drejtë demokratike u mohohet masovikisht mërgimtarëve shqiptare.

Ky manipulim i madh zgjedhor ndodhë si pasojë e faktit se Komisioni qendror zgjedhor nuk ka bërë listë të veçantë për njësinë zgjedhore 7 por të gjithë mërgimtarët që kan aplikuar janë evidentuar në një regjistër të përbashkët zgjedhor, kështu që këto persona gjenden me vendqëndrim në Evropë ndërsa janë lënë për të votuar në Maqedoni”, thuhet në reagim.

Partia opozitare ka reaguar se me këtë veprim jo vetëm që bëhet diskriminim i madh i diasporës shqiptare, por njëkohësisht mundësohet që të zbatohet i ashtuquajturi ,,treni bullgarë,, në vendvotimet shqiptare në Maqedoni. Kjo parti shqiptare do bënë ankesa pranë komisionit qendror zgjedhorë me qëllim të përsëritjes së votimit dhe për këtë parregullsi të rëndë demokratike dhe do të kërkon ndërhyrjen e Osbe–Odirit për këtë cënim të rëndë të të drejtës së votës.

Emrat e personave që janë paraqitur dhe që u ka erdh emaili se janë pranuar për të votuar dhe nuk janë në lista zgjedhore sipas shteteve evropiane deri në ora 12 është si më poshtë :
Në Mestre në Venezia në Itali mbi 200 persona,
Në Bern të Zvicrës mbi 500 persona,
Në Vienë të Austrisë mbi 200 persona,
Në Bon të Gjermanis mbi 100 persona.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *