Home / Lajme / Maqedoni / PDSH dhe BDI përplasen për hyrjen në qeveri

PDSH dhe BDI përplasen për hyrjen në qeveri

23 prill-Nëse ata çojnë porosi kërcënuese unë hapur u them atyre dhe u premtoj juve se sa për BDI dhe Ali gajle nuk kam me një deputet hy në qeveri’’theksoi lideri i PDSH-së. “Pyetja është kjo, cila është detyra e marrë e Menduh Thaçit, paturpësia e tij që nga shkon, trumbeton se edhe vetëm një deputet të ketë PDSH, ai do të jetë në qeveri. Ç’të keqe i përgatisin popullit shqiptar?”, theksoi Xhevat Ademi

Çështja se kush do të jetë pjesë e qeverisë në të ardhmen ka përplasur dy partitë më të mëdha shqiptarëve BDI-së dhe PDSH-së. Kryetari i PDSH-s Menduh Thaçi mbrëmë në Strugë dhe DIbër ka komentuar edhe zërat dhe reagimet e fundit lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në Qeverinë e ardhshme.

“‘’Ata thonë se kinse do të jenë pjesë e qeverisë dhe kanë bërë një jarani të fortë me Lupco Georgievskin sepse ai flet në emër të Ali Ahmetit dhe bëhet portparol i tij duke thënë se nuk ka qeveri pa shqiptarët. Unë do i përgjigjem hapur se në Qeverinë e ardhshme do ketë shqiptarë dhe do të jetë pjesë e saj partia më e madhe shqiptare PDSH. Ne jemi në biseda intensive me VMRO-në për ta krijuar qeverinë e 28 prillit dhe ata vazhdojnë të flasin jerm dhe përçart. Nëse ata çojnë porosi kërcënuese unë hapur u them atyre dhe u premtoj juve se sa për BDI dhe Ali gajle nuk kam me një deputet hy në qeveri’’theksoi lideri i PDSH-së.

Ndërkaq sot reagoi BDI ja përmes Xhevat Ademit.

Lupço Georgievski zbardhi dje një fakt tragjik në kurriz të popullit shqiptar. Derisa ai në vitin ‘99 negocionte me Gjingjiqin për shkëmbim territoresh në kurriz të hapësirës etnike shqiptare, Menduh Thaçi pa legjitimitetin e shqiptarëve kish prioritet Interpromet-in. Poashtu, ua kujtoj shqiptarëve shërbimin antikombëtar 2006-2008, kur pa legjitimitetin e shqiptarëve, si vegël e Nikola Gruevskit, barti dosjen e Hagës në Shkup. Pyetja është kjo, cila është detyra e marrë e Menduh Thaçit, paturpësia e tij që nga shkon, trumbeton se edhe vetëm një deputet të ketë PDSH, ai do të jetë në qeveri. Ç’të keqe i përgatisin popullit shqiptar?”, theksoi Xhevat Ademi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *